Kreu i SPAK jep intervistë te media e kallëzuar në SPAK, Vezaj: Ta gëzoni ditën e drejtësisë!

Kreu i SPAK jep intervistë te media e kallëzuar në SPAK, Vezaj: Ta gëzoni ditën e drejtësisë!

21:45, 10/05/2021
A+ Aa A-

Gazetari Flamur Vezaj ka shpërthyer ndaj kreut të SPAK Arben Kraja, duke theksuar se ‘në ditën e drejtësisë, kreu i SPAK-ut paska zgjedh “TopNews” për të dhënë intervistë’.

‘Ky televizon, pronarët, qiraxhinjët dhe drejtori i saj Ben Blushi janë të kallëzuar në SPAK për lidhjet me koncesionet e incenatorëve!’, shkruan Vezaj në Facebook.  

Postimi i plotë i Flamur Vezaj:

Ta gezoni diten e drejtesise!

Ne diten e drejtesise kreu i SPAK-ut paska zgjedh “TopNews” per te dhene interviste! Ky televizon, pronaret, qiraxhinjet dhe drejtori i saj Ben Blushi jane te kallezuar ne SPAK per lidhjet me koncesionet e incenatoreve! Te kallezuarit penalishte dhe per te cilat SPAK-u po i shqyrton, se nuk dua te them heton, se nuk ka asgje zyrtare te deklaruara nga superprokuroret per ceshtjen! Pra ne SPAK jane te kallazuar aksioneret e inceneratoreve, ku nga mediat, del edhe emri i bashkeshortes se Blushit dhe Kraja shkon jep interviste!!!! Epo ta gezoni ju qe prisni te zbardhet hetimi koncensioneve te inceneratoreve se ne kete interviste u groposen ato ceshtje! Ta gezoni diten e drejtesise e te SPAK-ut per milionat e koncesioneve te inceneratoreve e lanfilleve te Elbasanit, Fierit e Tiranes!

#VazhdoniRitminEArkivimitTeDosjeve#

#EVertetaDuhetTheneSicEshte#

P.S. Dokumentet e bashkshortes se Blushit tek inceneratoret publikuar nga media qe ka edhe tjera! 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Firo10/05/2021 22:07

Turpi dheut SPAK u bashke me ci mban dera. Dava komunistesh!

Shto koment

Denonco