Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Bleu votat në Shkodër/ Gjata: I dënuar për vrasje, Rama i dha leje për resort bashkëshortit të kandidates së Doshit

Bleu votat në Shkodër/ Gjata: I dënuar për vrasje, Rama i dha leje për resort bashkëshortit të kandidates së Doshit

21:24, 10/05/2021
A+ Aa A-

Në Çim Peka Live, Sekretari për Çëshjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata, ka dhënë vetëm një fakt se si Rama nëpërmjet kriminelëve të mbledhur rreth vetes dhe që u shpërndan edhe tendera, ka mundur të blejë vota në bashkëpunim me Tom Doshin. Për këtë Gjata ka përmendur edhe kandidaten e PSD në Shkodër, Meri Markiçi, që rezulton të jetë bashkëshortja e një personi të dënuar për vrasje dhe që ka marrë leje si ndërtues resorti nga Rama vetëm pak muaj para zgjedhjeve.

‘Sot kemi dëgjuar një deklaratë të Z. Bardhi për një urdhër që ka dhënë Rama për lirmin e një personi nga burgu. Unë po ju them një fakt tjetër. Në Shkodër, Tom Doshi, kandidatja për deputete Meri Markiçi, bashkëshorti i saj është dënuar për vrasje në vitin 1992, si edhe plagosjen e një shefi policie. Ky person ka bashkëpunuar me një person që ka marrë tendera nga qeveria dhe për këtë ka edhe foto. Dhe kanë blerë vota dhe kanë kërcënuar njerëzit që të mos shkojnë të votojnë. Ky person ka marrë leje si ndërtues strategjik, pikërisht ndërtimin e një resorti nga qeveria Rama, vetëm disa muaj më parë.’

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco