Lajmi i fundit

Komisioni Parlamentar për Mbikëqyrjen e RAI-t në Itali: Telefonata e Ramës, ndërhyrje e papranueshme në lirinë e medias

Çlirim Gjata: Ja cilat janë kolonat ku do të demaskojmë masakrën elektorale Rama-Doshi

Çlirim Gjata: Ja cilat janë kolonat ku do të demaskojmë masakrën elektorale Rama-Doshi

21:12, 10/05/2021
A+ Aa A-

Në Çim Peka Live, Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata, ka dhënë fillimisht shpjegime se çfarë pret PD nga shqyrtimi i ankesave që ka bërë opozita dhe kërkesa për rinumërim në 9 qarqe, ku u shpreh se kjo kërkesë mbështetet në disa kolona.

‘Ajo që është e rëndësishme dhe që ka hapur betejën është që 25 prilli ka qenë një masakër elektorale dhe që shkatërrron të gjithë demokracinë. Ne kemi hapur një betejë për shkak të masakrës Rama-Doshi.

Kemi qindra prova dhe fakte që i kemi depozituar në KQZ.

PD nuk është parti që lidhet në formë të shkurtër me bandat. Ne kërkojmë që Shqipërinë ta çojmë në Bashkimin Evropian, prandaj po merremi edhe me procedurat. Ne planin tonë e kemi mbështetur në 4 kolona.

1-Ne kemi provuar se si është shit-blerë vota dhe presioni ndaj votuesve

2-Kemi angazhimin e shtetit me asetet e tij, administratën, punësimet, legalizimet, pagesa si të luftës, të përkrahjes sociale etj.

3-Bashkëpunimi i kësaj qeverie me krimin e organizuar si edhe futja në parlament e përfaqësuesve të elementëe kriminalë. Ka prova sa të duash.

4-Dhe ajo që ka tmerruar edhe faktorin ndërkombëtar, është sistemi i patronazhimit. Marrja e të dhënave personale, personave të cilët militojnë në këtë parti dhe ata mund të bëjnë çfarë të duan.

Pra këtu është mbështetur katastrofa zgjedhore e mbështetur nga Rama-Doshi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco