I përdori për zgjedhje/ Rama: Do spastroj administratën dhe PS-në

I përdori për zgjedhje/ Rama: Do spastroj administratën dhe PS-në

10:45, 10/05/2021
A+ Aa A-

Ndërkohë që tjetërsimi i vullnetit të votuesve në 25 prill tashmë është fakt pavarësisht nga rezultatet që dolën nga KQZ, Edi Rama, ka zgjedhur që si strategji mbrojtje të bëjë vetë-viktimizimin.

Në mbledhjen e parë pas fitores së 25 Prillit me deputetët e rinj, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ata që nuk e kanë arritur objektivin e vendosur duhet të lirojnë vendin. Kryeminstri u shpreh se të gjithë duhet të mobilizohen që tani për të arritur dy fitoret e radhës në atë të zgjedhjeve vendore dhe zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të vitit 2025.

Rama deklaroi se duhet të ngrihet një Komision i Posaçëm për riorganizimin e partisë me anëtarësime të reja. Ndërkohë që u shpreh se në përvjetorin e PS, duhet të paraqitet vizioni për Shqipërinë 2030.

Kreu i qeverisë bëri me dije se qeveria e re do ngrihet fill pas përfundimit të verës.

Edi Rama ka paralajmëruar spastrime në administratën publike, për të gjitha ato raste abuzive ku ka ndikim politika por edhe interesat personale.

Ky është kulmi i ironisë pasi administrata u përdor në mënyrë abuzive gjatë kësaj fushate zgjedhore prej tij. Madje përdorimi i saj u kritikua ashpër nga OSBE/ODIHR dhe nga misioni i SHBA në OSBE.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t10/05/2021 11:40

2025 nuk ke per ta arritur kurre o b.....,as gjysmen e mandatit nuk ke per ta kapur o qelbesire

Skrapari10/05/2021 11:24

Sa i neveritshem qe eshte. Mjere ata qofshin dhe socialiste qe nuk kuptojne ligesine e ketij njeriu. C'pune ka ky njeri Jo shqiptar me qeverisjen e vendit tim. Ky u perket pakicave. Eshte arumun, ndryshe vlleh ose llaci faci. U keputshin duart e te gjithe muslimaneve qe votuan vllehun. Turp i madh. Pijini lengun tani

Shto koment

Denonco