Rama bën viktimën: Na mungojnë 4 mandate, e ka fajin sistemi zgjedhor

Rama bën viktimën: Na mungojnë 4 mandate, e ka fajin sistemi zgjedhor

10:35, 10/05/2021
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama nuk është i kënaqur as me 74 mandatet e dyshimta të marra në zgjedhjet e 25 prillit, edhe pse shumë prej tyre janë kontestuar dhe ankimuar nga opozita.
Ndërkohë që prishi marrëveshjen e 5 Qershorit dhe miratoi në parlament në mënyrë të njëanshme një Kod Zgjedhor që penalizonte opozitën, PD-LSI, duke mos e lejuar të krijonte një koalicion, Rama është shfaqur i pakënaqur dhe ka  paralajmëruar ndryshimin e Kodit Zgjedhor, vetëm 2 javë pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Duke folur sot para deputetëve të PS, për rezultatin me të cilin doli partia e tij nga këto zgjedhje, ai ka bërë rolin e viktimës duke lënë që kuptohej se “fajtori” për mos arritjen e objektivit për maksimalizimin e mandateve, ishte pikërisht sistemi zgjedhor që sipas tij prodhoi mijëra vota të pavlefshme.

“Gjynah që s’kemi mundur ta maksimizojmë me plus 4 mandate që i kemi lënë rrugës për shkak të numrit të votave të pavlefshme për ata që kanë zgjedhur 12 por kanë gabuar për shënjimin e numrit të preferencës. Kjo s’e bën më pak të çmuar rimarrjen e 74 mandateve, kjo është një 74 shumë më domethënëse pas një mandati të dytë skajshmërisht të vështirë“, tha Rama.

Nga ana tjetër ende nuk ka mbaruar procesi hetimor për përdorimin e administratës dhe financave të buxhetit për blerjen dhe tjetërsimin e rezultatit të 25 prillit, nga i cili Rama nga i akuzuar me qindra fakte edhe në SPAK, bën viktimën dhe të humburin!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

TIRONCI13/05/2021 10:44

RAMA SHENKO , TI KISHE MORR EDHE NJA 40 MANDATE MO SHUME KISHE PER TE FLEJT RAHAT . FUNDRINE E KOMBIT SE BASHKU ME KRYE PROKURORIN QE FLE GJUME BASHKE ME SPAK . MOS HARRONI PAGUHENI NGA TAKSAT TONA E ME SPINXHUKSAT PATRONAZHISTE ME NE KRYE KRYE PATRONAZHISTIN .

N10/05/2021 12:10

I pakënaqur me vjedhjen në tavolinë të mandateve.Ky klloun dihet përse e bën këtë për ta vënë opozitën në gjumë,sa të çertifikohet rezultati opozita ta pranoj vjedhjet e .mandateve,pastaj ky maskara do derdh të gjithë arsenalin anti opozitë

Shto koment

Denonco