108 vite sistem drejtësie, ende me Gjykatë Kushtetuese dhe të Lartë gjysmake

108 vite sistem drejtësie, ende me Gjykatë Kushtetuese dhe të Lartë gjysmake

10:19, 10/05/2021
A+ Aa A-

Në 10 maj 1913, plot 108 vite më parë u miratua “Kanuni i Zhurisë”, nga qeveria e Ismail Qemalit.

Ky ishte akti i parë i themelit të sistemit të drejtësisë në vend mbi bazën e të cilit u krijuan dhe funksionuan gjykatat e para në vend.

Në “Kanunin e Zhurisë” u parashikua krijimi i Gjykatës së Diktimit, gjykata më e lartë në vend, e cila kishte të drejtën të pezullonte vendimet e gjykatave të Nënprefektuarave. Kjo gjykatë vendosi të paktën në një çështje në Elbasan. Kjo gjykatë pushoi së vepruari më 4 qershor 1914, kur u krijua Gjykata e Apelit dhe ajo e Lartë.

Në bazë të “Kanunit të Zhurisë” u krijuan edhe gjykatat e shkallës së parë të nënprefekturave për çështjet penale dhe civile si dhe Gjyqi Popullor me juri, i cili do të gjykonte çështjet penale me përfaqësues të popullit.

Por sot pas 108 vitesh nga krijimi i sistemit të parë gjyqësor të shtetit shqiptar, në vendin tonë ende nuk janë ngritur plotëisht Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë. Reforma në Drejtësi, e cila nisi 5 vite më parë nga lart poshtë, ende nuk ka arritur që të bëjë plotësisht funksionale dy shkallët më të larta të gjyqësorit, të cilat ky 108-vjetor i gjen ende të paplotësuara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco