Panariti: Kërpudha helmuese 'Kësula e Vdekjes' rritet kudo, shumë e vështirë të dallohet

Panariti: Kërpudha helmuese 'Kësula e Vdekjes' rritet kudo, shumë e vështirë të dallohet

09:29, 10/05/2021
A+ Aa A-

Prof. Dr. Edmond Panariti, ish-ministër i Bujqësisë, ka reaguar pas vdekjes tragjike të familjes nga Gjilani i Kosovës me dyshimin e helmimit nga kërpudhat.

Panariti vërejti rrezikun që paraqesin ato. Ai tha se në Shqipëri "kudo në pyje dhe terrene me hije dhe me lagështi, rritet kërpudha helmuese “Kësula e Vdekjes”. Kjo kërpudhë përmban lëndën toksike amatoksinë e cila i reziston dhe nuk shkatërrohet nga gatimi, zjerja, pjekja, skuqja."

 “Trishtim për humbjen e jetës nga helmimi i dyshuar nga konsumi i kërpudhave, i familjes kosovare nga Gjilani, - tha Panariti. -  Toksikologjia analitike ligjore duhet të thotë fjalën e fundit. Megjithatë, është thuajse e pamundur të dallosh me sy të lirë llojet normale nga ato helmuese të kërpudhave. 

Image

Dy kërpurdhat e para në foto janë shumë helmuese ndërsa e treta aspak. Por dallimi me sy të lirë është shumë i vështirë.

Kur them shumë helmuese, do të thotë se mjafton gjysëm kërpudhe për të shkaktuar vdekjen pas ngrënies. 

Te ne, kudo në pyje dhe terrene me hije dhe me lagështi, rritet këpurdha helmuese “Kësula e Vdekjes”.. Kjo këpurdhë përmban lëndën toksike amatoksinë e cila i reziston dhe nuk shkatërrohet nga gatimi, zjerja, pjekja, skuqja. Prandaj pas konsumit helmimi me të është i sigurtë. 

E vetmja mënyrë për të zbuluar lëndën helmuese në kërpudha, eshtë me anë të provës Wieland, pra pikimi i një sasie acidi klorhidrik të përqëndruar në tulin e kërpudhës, e cila nëse përmban helm merr ngjyrë blu në të gjelbër. Për fat të keq, nuk njihet ndonjë antihelm (antidot) specifik ndaj këtij helmi.

Por mënyra më e mirë e trajtimit pas helmimit është ajo me karbon aktiv nga goja, provokimi i të vjellave dhe pastrim sa më i shpejtë i zorrëve me klizëm, në mënyrë që të reduktohet sa më parë dhe sa më shumë sasia e helmit. Edhe trajtimi me atropine ndihmon."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco