VIDEO/ Kalaja: Gjykata Kushtetuese rrëzoi vendimet anti-ligjore të qeverisë

VIDEO/ Kalaja: Gjykata Kushtetuese rrëzoi vendimet anti-ligjore të qeverisë

17:45, 09/05/2021
A+ Aa A-

I ftuar në Edicionin e Pasdites në ‘Syri Tv’ ishte i ftuar gazetari dhe aktivisti Aulon Kalaja. Gjatë intervistës ai diskutojë mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe masakrën elektorale në zgjedhjet parlamentare.

Kalaja foli mbi rolin e policisë në protestat që organizohen në vendet evropiane dhe në Shqipëri, diferenca e madhe që ata kanë në ushtrimin e detyrës.

“Policia në europën perëndimore vjen në protestë për të siguruar mbarëvajtjen e saj ndërsa në Shqipëri ndodh e kundërta pasi ajo vjen për të shpërndarë ose intimiduar protestuesit.”

“Në vendimin e Gjykatës Kushtetuese nuk ka nevojë më të marrë leje në polici por ai vetëm njofton organin e caktuar për të siguruar mbarëvajtjen e saj.”

“Në protestat e organizuar ndaj ministrit të jashtëm Kotsias që rrethuam hotelin kundër shitjes së detit policia më ka shoqëruar në komisariat u kam bërë të qartë në procedurat që kam ndjekur pra duke njoftuar dhe jo duke u marrë leje për të protestuar.”

“Ne kemi një vit që ushtrojmë terror, gjobisim njerëz dhe dënojmë njerëz me një VKM të pa ligjshme që është miratuar nga deputetët renegat të pushtetit.”

“Shqipëria nuk ka institucione dhe qeveriset nga një njeri i vetëm i cili e ka kthyer vendin në çifligun e tij.”

Kalaja u shpreh se legjitimiteti i plotë i Gjykatës Kushtetuese do të vendoset nëse do të marrë vendime të drejta mbi shembjen e teatrit por edhe zgjedhjet moniste të organizuar në pushtetin lokal.

“Gjykata Kushtetuese do ta fitonte legjitimitetin e saj nëse do të shprehet mbi zgjedhjet moniste që u mbajtën për pushtetin lokal dhe shembjen e teatrit.”

“Të gjithë ata persona që janë gjobitur ose ndalur nga policia janë të paligjshme duke sjell pasoja katastrofike si rasti i Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Shkodër, duke i mohuar të drejtën e protestës.”

“Pandemia është përdorur si një mjet për të kontrolluar jetën e qytetarëve, siç ishte edhe marrëzia e qeverisë duke cilësuar protestat ose dhe brohoritjet në të si faktor në përhpjen e koronavirusit.”

“Partia shtet në fuqi përdori të gjitha mjetet për të deformuar zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Krimi o organizuar u përdor fuqimisht duke kandiduar njerëzit e tyre të afërt në zgjedhje.”

“Duke përdorur të gjitha mjetet antiligjore por të sjellë dhe masakrën elektorale që mbajtën në pushtet partinë socialiste"- u shpreh ai

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco