Presidenca: Cilido që ka kryer krime zgjedhore, të ndëshkohet, nuk e meriton mandatin!

Presidenca: Cilido që ka kryer krime zgjedhore, të ndëshkohet, nuk e meriton mandatin!

13:54, 08/05/2021
A+ Aa A-

Në ditën kur për herë të parë nisi punën Komisioni Hetimor për hetimin e "shkeljeve të rënda kushtetuese" siç e ka cilësuar mazhoranca, nga ana e Presidentit Ilir Meta, ka reaguar Presidenca nëpërmjet një deklarate për shtyp nga zëdhënësi Tedi Blushi.

Blushi deklaroi:

“Procesi zgjedhor i 25 prillit akoma nuk ka përfunduar. Organizatat prestigjioze ndërkombëtare, që merren me standardet e zgjedhjeve, përditë po reagojnë qartë për të vërtetën reale të këtyre zgjedhjeve.

Të gjithë jemi dëshmitarë se: Blerja e votës ka qenë një fenomen masiv; Qeveria përdori asetet dhe fondet publike në interes të saj politik në fushatë; procesi i vaksinimit të popullatës u shfrytëzua në funksion të fushatës së partisë në pushtet; të dhënat personale të qytetarëve u keqpërdorën në mënyrë kriminale; emigrantëve nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut ju mohua padrejtësisht e drejta për të votuar; lejet e legalizimit dhe shpërblime të tjera të kësaj natyre u dhanë për të siguruar votën e zgjedhësve; kontratat e koncesionit vërshuan lumë gjatë procesit zgjedhor; fondet e rimbursimit për tërmetin u bllokuan për muaj me radhë, që të keqpërdoreshin dy ditë para zgjedhjeve.

Të gjitha krimet zgjedhore duhet të zbardhen pa vonesë – theksoi Blushi - dhe të gjithë ata zyrtarë, të çdo niveli, të cilët kanë konsumuar vepra penale për cenimin e standardeve të procesit të 25 prillit duhet të përgjigjen përpara ligjit.

Të gjithë duhet ta ndihmojmë drejtësinë me fakte e të dhëna, që zbardhin të vërtetat e këtij procesi. Cilido, që ka kryer krime zgjedhore duhet të ndëshkohet dhe nuk e meriton mandatin për në Kuvendin e Shqipërisë. Çdo kandidat, që ka përfituar mandat me krime zgjedhore nuk ka të drejtë të ulet në Kuvend dhe të përfaqësojë popullin shqiptar.

Është tepër e rëndësishme, që çdo votë të numërohet dhe rinumërohet me transparencë deri në fund, sipas Kodit Zgjedhor. Çdo proces ankimor dhe kushtetues të shqyrtohet me objektivitet dhe paanësi.

Drejtësia duhet të funksionojë tani! Kjo është e rëndësishme për të ardhmen europiane të vendit dhe asnjë "shashkë", që synon të shpërqëndrojë fokusin nuk meriton asnjë sekondë vëmendje.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari08/05/2021 16:50

ME TE GJITHA KETO FAKTE DEL QARTE NEN DRITEN E DIELLIT QE SPAK NUK KA QENE, NUK ESHTE DHE NUK DO TE JETE KURRE NJE STRUKTURE KUNDER KRIMIT DHE KORRUPSIONIT, POR NJE PJESE AKTIVE MBROJTESE E NARKO-ORGANIZATES SE STRUKTURUAR KRIMINALE "RILINDJA"! SPAK I DHA FITOREN NE TAVOLINEN E KRIMIT SATRAPIT TE SURRELIT. POR DARDHA E KA BISHTIN MBRAPA! KETE TA DIJE MIRE E GJITHE BOTA DEMOKRATIKE! SHBA, BE DHE OSBE/ODIHR TI SHQYEJNE SYTE MIRE PERPRA KETIJ KRIMI TE TMERRSHME ZGJEDHOR DHE TE NDALE SA NUK ESHTE VONE AKTIVITETIN E KESAJ ORGANIZATE TE STRUKTURUAR KRIMINALE! ATA DUHET TE NDERHYJNE SOT SEPSE NESER DO TE JETE TEPER VONE JO VETEM PER SHQIPERINE POR PER TE GJITHE DEMOKRACINE EVROPIANE! PSE TE MOS I FITOJE NESER ZGJEDHJET DUKE I VJEDHUR EDHE MACRON NE FRANCE? PSE TE MOS I FITOJNE ZGJEDHJET DUKE PERDORUR GRUPET MAFIOZE DHE KRIMINALE NE ITALI? NE GREQI? NE GJERMANI? NE SPANJE? NE HOLLANDE? NE BELGJIKE? NE DANIMARKE? NE SUEDI? NE HUNGARI? AUSTRI? BULLGARI? POLONI? CEKI? SLLOVAKI? ETJ. ETJ, ETJ. E KUSH NE SHBA, NE EVROPE DHE NE BOTE NUK E DO PUSHTETIN PER NJE KOHE SA ME TE GJATE??? JA SHEMBULLI SE SI MUND TE MASAKROHEN ZGJEDHJET E LIRA, TE NDERSHME DHE DEMOKRATIKE MU NE MES TE EVROPES!!! E DUHET TE HESHTIN MË SHBA, BE, UK DHE OSBE???!! NESE KY KRIM ZGJEDHOR NUK NDESHKOHET SOT SHUME RENDE NGA FAKTORI NDERKOMBETAR, ATEHERE DO TE JETE NJE PRECEDENT SHUME I RREZIKSHEM PER TE GJITHE BOTEN DEMOKRATIKE!

Shto koment

Denonco