Lajmi i fundit

Bardhi publikon VIDEO-n: Bashkia e Tiranës grup i strukturuar kriminal, të protestojmë të premten

'Po të dua fitoj edhe çmimin Oscar' - IRIQI bisedon me Taulant Ballën

'Po të dua fitoj edhe çmimin Oscar' - IRIQI bisedon me Taulant Ballën

13:25, 08/05/2021
A+ Aa A-

IRIQI bisedon me Taulant Ballën:

Iriqi:- U çudit i madh e i vogël që ti dole më i votuari më 25 prill.

Balla:- E ku është çudia këtu?

Iriqi:-Po ja, psh ti ia kalove dhe Edi Ramës.

Balla:- E kam treguar me vepra që jam i pakonkurrueshëm. Mjafton t’ju them një fakt që e di çdo shqiptar.

Iriqi:- Kë fakt?

Balla:- Vetëm për ca vjet unë Taulant Balla kërceva nga gomari në Range Rover. Shëtisja majë pullaliut tim, tani furtunë me fuoristradë. Më afrohet pak Ruçi, po nuk ka këtë kapërcim. Ai hoqi bythën nga BÇ kineze e u ul në Rangin anglez.

Iriqi:- Po si arritët të merrni aq vota?

Balla:- Ndryshuam taktikën e prindërve tanë. Ata i jepnin popullit të lexonte librat e Enverit. Ne i japim të lexojë numrat e evrosë. E për para ka dëshirë të lexojë kushdo. Hahaha...

Iriqi:- Pse po qesh?

Balla:- Se votat ne nuk ua blemë. Vërtet u japim evro, por ato janë të popullit, nga buxheti dalin. Kështu që nuk na kap as ligji. Se votuesit votën ia ka shitur vetja. Hahaha.

Iriqi:- Po Luli mbase nuk i njeh.

Balla:- As unë nuk i njoh. Ama i njeh Kimetja.

Iriqi:- Po ti pse nuk i njeh?

Balla:- Doja të kishim 94 vota. Çdo ëndërr e bënim realitet. Psh caktonim qysh tani Zahon zëvendës të Ramës. Nuk grindeshim me Metën.

Iriqi:- Do e shkarkoni Metën?

Balla:- Luajmë se më mirë Meta të rrijë te presidenca se të rrijë shesheve.

Iriqi:- Do 94 deputetë e i thua Bashës hajde të qeverisim? S’duket si paradoks?

Balla:- Na duhet Luli se në fakt ai i fitoi zgjedhjet. Kështu që i japim hakun. Doje fitore, i themi? Ok, fitove, eja në qeveri!

Iriqi:- Fitore gjasme dmth?

Balla:- Pse gjasme? Të marrë financat e kë të dojë.

Iriqi:- Financat?!

Balla:- Po. Se arka është bosh. Thyen kokën miu. Po të jetë i zoti le të na nxjerrë mbi ujë.

Iriqi:- Po PS ç’do bëjë? Balla:- Atë që bëjmë më mirë. Rama rri si gjithnjë majë tv me duart te koqet, unë lexoj rrenat e Fugës e Luli punon. Kam dhe dëshirë të madhe.

Iriqi:- Çfarë?

Balla:- Të kandidoj për OSCAR. Po e realizova do vijnë turistë në Librazhd nga gjithë globi. Te shtëpia ime në fshat do venë pllakën: "Këtu ka jetuar shkencëtari që gomarin e ktheu në fuoristradë dhe që kapi një çmim OSCAR pa luajtur në asnjë film”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco