Meta: U bëj thirrje të rinjve të bashkohen me kauzën e dhurimit të gjakut

Meta: U bëj thirrje të rinjve të bashkohen me kauzën e dhurimit të gjakut

10:45, 08/05/2021
A+ Aa A-

Nga Ilir Meta.

Dita Ndërkombëtare e Talasemisë, na fton të gjithëve për të ndërgjegjësuar më shumë qytetarët dhe vendimmarrësit rreth kësaj sëmundjeje, për të ndërmarrë nisma me qëllim parandalimin, menaxhimin dhe kurimin e saj, si dhe në veçanti për të shtuar përpjekjet në ndihmë të pacientëve dhe fëmijëve, që vuajnë, për të jetuar normalisht.

Është përgjegjësi e të gjithëve ne të eliminojmë pabarazitë shëndetësore dhe t’u ofrojmë të sëmurëve talasemikë, një jetë shoqërore cilësore, të denjë dhe të mirëintegruar, pa u stigmatizuar dhe margjinalizuar, apo më keq akoma, të vuajnë nga mungesa e gjakut të mjaftueshëm dhe të sigurt për nevojat e tyre jetësore.

Tashmë, që kemi një situatë më të qetë me pandeminë, me vaksinimin e një pjese të popullsisë, si dhe me imunizimin e një pjese tjetër, ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve, veçanërisht të rinjve e të rejave të bashkohen me kauzën e dhurimit të gjakut.

Mjaftojnë vetëm 10 minuta për të dhuruar gjak dhe mbi të gjitha për të shpëtuar jetën e fëmijëve talasemikë.

Krenar dhe falenderues për rolin e jashtëzakonshëm të luajtur për këtë qëllim, veçanërisht për sensibilizimin frymëzues, që "Aleanca për Dhurimin e Gjakut" ka luajtur në këto vite, për solidarizimin me kauzën humane dhe fisnike të dhurimit të gjakut.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco