Krimi zgjedhor, 5 të arrestuar, 10 në hetim: Prokuroria e Përgjithshme jep ca shifra Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela

Krimi zgjedhor, 5 të arrestuar, 10 në hetim: Prokuroria e Përgjithshme jep ca shifra

10:31, 08/05/2021
A+ Aa A-

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm njoftoi se prokuroria është angazhuar për hetimin e veprave penale në fushën e zgjedhjeve.

Nga raportimet e prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm mbi veprat penale në fushën e zgjedhjeve për periudhën parazgjedhore e deri më datë 7 maj 2021 rezulton se prokuroritë kanë regjistruar procedimin penal për 38 njoftime për vepra penale në lidhje me zgjedhjet dhe janë në proces verifikimi paraprak 50 njoftime.

Aktualisht janë 10 persona të cilët po ndiqen penalisht për këto vepra si më poshtë, janë arrestuar në flagrancë 5 persona, është kërkuar masa e sigurisë “arrest në burg” për 4 persona e është pranuar kërkesa për 3 persona.

Përgjatë kësaj periudhe prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm kanë marë në total 125 njoftime për vepra penale në fushën e zgjedhjeve, prej të cilave:

82 kallëzime në prokurori nga subjekteve politike/kandidatë, shtetas apo institucione shtetërore; 20 referime të policisë gjyqësore dhe 23 ardhur me transferim nga SPAK.

Veprat penale në fushën e zgjedhjeve, sipas Prokurorisë, janë:

Neni 325, Pengimi i subjekteve zgjedhjore
Neni 326, Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve
Neni 326/a, Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor
Neni 327, Shkelja e fshehtësisë së votimit
Neni 327/a, Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar
Neni 328, Korrupsioni aktiv në zgjedhje
Neni 328/a, Përdorimi i funksionit publik për veprimt. politike ose zgjedh.
Neni 328/b, Korrupsioni pasiv ne zgjedhje
Neni 329, Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje
Neni 330, Pengimi i zgjedhësit
Neni 330/a, Braktisja e detyrës nga anëtarët e komisioneve të zgjedhjeve
Neni 331, Shkelja e të drejtës së zgjedhjes
Neni 331/a, Marrja ose përdorimi i paligjshëm i dokumenteve të identifikimit 
Neni 332, Shpërdorimi i autoritetit ushtarak
Neni 332/a, Shpërdorimi i autoritetit policor
Neni 248 ,Shpërdorimi i detyrës ne lidhje me aktet ligjore për zgjedhjet

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari08/05/2021 12:55

ME TE GJITHA KETO FAKTE DEL QARTE NEN DRITEN E DIELLIT QE SPAK NUK KA QENE, NUK ESHTE DHE NUK DO TE JETE KURRE NJE STRUKTURE KUNDER KRIMIT DHE KORRUPSIONIT, POR NJE PJESE AKTIVE MBROJTESE E NARKO-ORGANIZATES SE STRUKTURUAR KRIMINALE "RILINDJA"! SPAK I DHA FITOREN NE TAVOLINEN E KRIMIT SATRAPIT TE SURRELIT. POR DARDHA E KA BISHTIN MBRAPA! KETE TA DIJE MIRE E GJITHE BOTA DEMOKRATIKE! SHBA, BE DHE OSBE/ODIHR TI SHQYEJNE SYTE MIRE PERPRA KETIJ KRIMI TE TMERRSHME ZGJEDHOR DHE TE NDALE SA NUK ESHTE VONE AKTIVITETIN E KESAJ ORGANIZATE TE STRUKTURUAR KRIMINALE! ATA DUHET TE NDERHYJNE SOT SEPSE NESER DO TE JETE TEPER VONE JO VETEM PER SHQIPERINE POR PER TE GJITHE DEMOKRACINE EVROPIANE! PSE TE MOS I FITOJE NESER ZGJEDHJET DUKE I VJEDHUR EDHE MACRON NE FRANCE? PSE TE MOS I FITOJNE ZGJEDHJET DUKE PERDORUR GRUPET MAFIOZE DHE KRIMINALE NE ITALI? NE GREQI? NE GJERMANI? NE SPANJE? NE HOLLANDE? NE BELGJIKE? NE DANIMARKE? NE SUEDI? NE HUNGARI? AUSTRI? BULLGARI? POLONI? CEKI? SLLOVAKI? ETJ. ETJ, ETJ. E KUSH NE SHBA, NE EVROPE DHE NE BOTE NUK E DO PUSHTETIN PER NJE KOHE SA ME TE GJATE??? JA SHEMBULLI SE SI MUND TE MASAKROHEN ZGJEDHJET E LIRA, TE NDERSHME DHE DEMOKRATIKE MU NE MES TE EVROPES!!! E DUHET TE HESHTIN MË SHBA, BE, UK DHE OSBE???!! SHEMBULLI I SHEMTUAR I QEVERISE SE SATRAPIT TE SURRELIT DUHET NDESHKUAR SHUME RENDE NGA FAKTORI NDERKOMBETAR!

Shto koment

Denonco