Vasili: Zgjedhjet e Qeverisë së Mafias kanë zero vlerë!

Vasili: Zgjedhjet e Qeverisë së Mafias kanë zero vlerë!

10:15, 08/05/2021
A+ Aa A-

“Zgjedhje të shkatërruara dhe të kriminalizuara” – ky është konkluzioni që e thekson me forcë, Petrit Vasili, nënkryetari i LSI, i cili sjell në vëmendje edhe konstatimet e organizmave ndërkombëtarë për 25 Prillin e Shqipërisë:

“Misioni i Shteteve të Bashkuara në OSBE, - shkruan Vasili, - konstaton për zgjedhjet e 25 prillit se "partia në pushtet, kishte përparësi në zgjedhje për shkak të kontrollit në administratën lokale, keqpërdorimit të burimeve administrative; se praktikat e përhapura të blerjes së votës mbeten një problem; akoma më shqetësuese janë publikimi i të dhënave të qytetarëve, përfshirë edhe preferencat politike të votuesve. SHBA përsërit se institucionet e drejtësisë duhet të mbajnë përgjegjës çdo individ, që shkeli ligjin dhe pengoi të drejtën e popullit për zgjedhje të lira e të ndershme."

Ndaj Vasili gjykon: “Kjo është e vërteta! Qeveria nga garante u kthye në një bandite elektorale! Qeveria e inkriminuar bëri, që për shkak vetëm të saj, siguria e qytetarëve dhe siguria kombëtare të mos ekzistojnë më, sepse të dhënat personale janë tashmë në dorë të krimit dhe mafias dhe qindra mijëra qytetarë e biznese janë të ekspozuar ndaj çdo sulmi kriminal e mafioz.

Ky është thellimi më kritik i krizës politike, shoqërore dhe ekonomike më të rëndë, ku është zhytur vendi si kurrë ndonjëherë. Zgjedhjet e qeverisë së mafias kanë zero vlerë!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari08/05/2021 12:58

ME TE GJITHA KETO FAKTE DEL QARTE NEN DRITEN E DIELLIT QE SPAK NUK KA QENE, NUK ESHTE DHE NUK DO TE JETE KURRE NJE STRUKTURE KUNDER KRIMIT DHE KORRUPSIONIT, POR NJE PJESE AKTIVE MBROJTESE E NARKO-ORGANIZATES SE STRUKTURUAR KRIMINALE "RILINDJA"! SPAK I DHA FITOREN NE TAVOLINEN E KRIMIT SATRAPIT TE SURRELIT. POR DARDHA E KA BISHTIN MBRAPA! KETE TA DIJE MIRE E GJITHE BOTA DEMOKRATIKE! SHBA, BE DHE OSBE/ODIHR TI SHQYEJNE SYTE MIRE PERPRA KETIJ KRIMI TE TMERRSHME ZGJEDHOR DHE TE NDALE SA NUK ESHTE VONE AKTIVITETIN E KESAJ ORGANIZATE TE STRUKTURUAR KRIMINALE! ATA DUHET TE NDERHYJNE SOT SEPSE NESER DO TE JETE TEPER VONE JO VETEM PER SHQIPERINE POR PER TE GJITHE DEMOKRACINE EVROPIANE! PSE TE MOS I FITOJE NESER ZGJEDHJET DUKE I VJEDHUR EDHE MACRON NE FRANCE? PSE TE MOS I FITOJNE ZGJEDHJET DUKE PERDORUR GRUPET MAFIOZE DHE KRIMINALE NE ITALI? NE GREQI? NE GJERMANI? NE SPANJE? NE HOLLANDE? NE BELGJIKE? NE DANIMARKE? NE SUEDI? NE HUNGARI? AUSTRI? BULLGARI? POLONI? CEKI? SLLOVAKI? ETJ. ETJ, ETJ. E KUSH NE SHBA, NE EVROPE DHE NE BOTE NUK E DO PUSHTETIN PER NJE KOHE SA ME TE GJATE??? JA SHEMBULLI SE SI MUND TE MASAKROHEN ZGJEDHJET E LIRA, TE NDERSHME DHE DEMOKRATIKE MU NE MES TE EVROPES!!! E DUHET TE HESHTIN MË SHBA, BE, UK DHE OSBE???!!

Shto koment

Denonco