Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Shqipëria vaksinon të moshuarit me Coronavac/ OBSH: Nuk ka efekt

Shqipëria vaksinon të moshuarit me Coronavac/ OBSH: Nuk ka efekt

10:26, 07/05/2021
A+ Aa A-

Vaksina kineze “Coronavac” është efikase te të rriturit nën 60 vjeç, por nuk ka prova të mjaftueshme për mbrojtjen e personave mbi këtë kufi moshor.

Kjo është fjala (jo e fundit) e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, pas analizimit të fazës së tretë të testimit të “Coronavac” në Kinë, Brazil, Indonezi dhe Kili. Handikapi qëndron në faktin se kufiri moshor i të gjithë atyre që janë vaksinuar deri më tani në vendin tonë janë pikërisht të moshuarit, te të cilët injektimi thuajse nuk bën punë.

Vlerësimi i ulët është pjesë e përfundimeve paraprake mbi efikasitetin e vaksinës që po përdoret për imunizimin masiv të popullatës në Shqipëri, ku OBSH-ja thotë se firma kineze nuk ka paraqitur të dhëna bindëse për efektet e rënda anësore që mund të shfaqë injektimi i kësaj doze te disa pacientë.

Efektiviteti i ulët i vaksinave kineze në përgjithësi është pranuar edhe nga zyrtari më i lartë i kontrollit të sëmundjeve në Kinë, i cili tha se po konsideron përzierjen me vaksina të tjera për të rritur efektivitetin.

Vetë ky shtet e ka nisur mbrapsht procesin, duke synuar imunizimin jo nga të moshuarit që janë më të rriskuar, por nga të rinjtë. Nga ana tjetër, shtete si Kili apo Turqia, që renditen në krye të listës botërore për vaksinimet, po përballen me shifra alarmante dhe janë drejt një tjetër izolimi.

VLERËSIMI PARAPRAK

Teksa shprehet besimi i plotë për efikasitetin për moshat deri në 59 vjeç, ekspertët e pavarur të OBSH-së thonë se firma kineze nuk ka paraqitur të dhëna bindëse për efektet e rënda anësore që mund të shfaqë injektimi i saj. Mungesë të dhënash ka sidomos për sigurinë te gratë shtatzëna dhe ata mbi 60 vjeç.

“Ne jemi shumë të sigurt se 2 doza të BBIBP-CorV janë efikase në parandalimin e COVID-19 te të rriturit (18-59 vjeç).

Ne kemi besim shumë të ulët në cilësinë e provave që dëshmojnë se rreziku për efekte të rënda anësore, pas një ose dy dozash të BBIBPCorV-së te të moshuarit (60 vjeç e sipër), është i ulët”, citohet në dokumentin e vlerësimit paraprak të OBSH-së.

Dy vaksinat kineze, ajo e “Sinovac” dhe “Sinopharm”, janë prej javësh në lupën e OBSH-së.

Prestigjiozja “Reuters” ka arritur të sigurojë raportin paraprak me një analizë nga grupi këshillimor teknik i OBSH-së, në të cilin ka rezerva të theksuara mbi përdorimin e kësaj vaksine. Por nuk përjashtohet edhe dhënia e dritës jeshile për përdorim emergjent, në kuadër të programit të COVAX, që synon të çojë sa më shumë vaksina, kryesisht në vendet e varfra. Po gjithashtu, një miratim i tillë do të siguronte një miratim thelbësor ndërkombëtar për një vaksinë të prodhuar në Kinë. “Sinovac” është autorizuar për përdorim në 32 vende, ndërsa janë shpërndarë mbi 260 milionë doza të saj./PANORAMA

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco