Dështon plani i Ramës për Kopshtin Botanik, Gjykata Administrative ia kthen Universitetit

Dështon plani i Ramës për Kopshtin Botanik, Gjykata Administrative ia kthen Universitetit

10:10, 07/05/2021
A+ Aa A-

Pas një përplasje të gjatë juridike të Universitetit të Tiranës me qeverinë dhe bashkinë e Tiranës për administrimin e Kopshtit Botanik në kryeqytet, më në fund Gjykata Administrative ka marrë vendim në favor të universitetit. Kjo gjykatë ka hedhur poshtë një vendim të këshillit të ministrave të 17 qershorit 2019, sipas të cili Kopshti Botanik i kalonte në pronësi Bashkisë së Tiranës.

Ky vendim provokoi reagimin e Universitetit të Tiranës në atë kohë. Stafi pedagogjik dhe studentë të këtij Universitetit përveçse depozitimit të një padie në Gjykatës Administrative, nisën edhe protesta të shumta.

Pas vendimit të Këshillit të Ministrave, rektori i UT-së Mynyr Koni, theksoi se ajo ishte në shkelje të plotë me ligjin dhe paralajmëroi se do të vazhdonte beteja ligjore. Në media pati akuza të shumta se edhe në atë hapësirë të gjelbër ishte planifikuar ndërtimi i kullave gjigante.

Dekani i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Spiro Drushku sqaroi në atë kohë se ky kopsht nuk është një kënd rekreativ por një qendër kërkimore për fakultetin.

“Ne nuk do të ndalemi, kopshti është dhe duhet t’i mbetet universitetit”, tha Drushku duke shtuar se Bashkia e Tiranës nuk ka asnjë të drejtë mbi të.

Nga ana tjetër kryebashkiaku Veliaj ka reaguar në lidhje me këtë çështje duke akuzuar rektorin Koni, se është pjesë e një skeme korruptive.

“Këta janë një tufë me avdallë që nuk e bëjnë dot këtë punë se ndryshe nuk na kishin lënë Liqenin. Sot dalin për vrap e harrojnë që nuk ka qenë kështu. Si s’doli njeri të kapi lopatën, kanë alergji nga lopata, këta botanistët, këta dashnorët e shkencës. Këta që ju keni vite jete sa kanë ata vite në pushtet, s’kanë prek një lopatë me dorë edhe kjo u sjell alergji, se si kalaja, si liqeni si amfitearti, këta që ju dhimbset gjëja publike, peng i 5 mijë lekshave të nuseve, ju garantoj ata qe duan te bëjnë shkence që jo vetëm do keni mundësi të bëni shkencë por do keni më shumë hapësirë, kjo bashki me financa modeste mobilizon edhe të tjerët të që të japin një dorë.

Ata që duan të bëjnë shkence e s’janë matrapazët e bandës së Mynirit, janë të mirëpritur, në vend të na sillnin marrëveshjen na sollën fletërrufe, nën siglën e një partie. Rektori të mbledh për pronë, jo për shkencë e studime, as një mesazj që mirëpret studentët. Për ata që duan të bëjnë shkencë i mirëpres rektori i përket të kaluarës është pjesë e një skeme korruptive që u vërtetua edhe me tenderin e parë dhe do vazhdojë ta mbylli edhe këto muaj që i kanë mbetur… ta harrojë sa të jem unë kryetar bashkie s’do lejoj zgëqe në kryeqytet. Kopshti botanik s’është monpol i Mynyrit, por edhe i qytetarëve të Tiranës”,  tha atëherë Veliaj.

Reagime të forta për atë vendim të qeverisë, i cili u hodh sot poshtë nga Gjykata Administrative, ka pasur edhe nga partitë e opozitës të cilat akuzonin kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj se kanë në plan të ndërtojnë pallate në zonën e Kopshtit Botanik.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco