'Beteja' në parlamentin e Kosovës paralajmëron një legjislaturë me tensione

'Beteja' në parlamentin e Kosovës paralajmëron një legjislaturë me tensione

07:39, 07/05/2021
A+ Aa A-

Me sharje, fyerje e shtyrje mes deputetëve të opozitës dhe atyre të pushtetit, ka kaluar seanca e së enjtes në Kuvendin e Kosovës.

Për rritjen e tensioneve, shërbeu një deklaratë e dhënë për media vite më parë nga tani ministrja e punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe ish-krerët e PDK-së, Hashim Thaçin e Kadri Veselin, të cilët i kishte cilësuar si njerëz të krimit.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, në fjalën e tij në Kuvend, e quajti ministren Gërvalla “përfaqësuese të Serbisë në Kosovë”.

“Ti je përfaqësuese e Serbisë në Kosovë. Ti nuk më përfaqëson mua. Ti je turpi më i madh. Sot nëse do të kishim një kryeministër të përgjegjshëm, sot do të duhej të ju shkarkonte. As edhe një minutë t’i nuk mund të jesh ministre e punëve të jashtme”, i tha TahIri, njofton radio Evropa e Lirë.

Por vet ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, akuzoi deputetët e PDK-së se janë fajtorët kryesorë që kanë ndihmuar në formimin e Dhomave të Specializuara.

“Ju pikërisht jeni përgjegjës që prijësit tuaj sot ndodhen në Hagë. Ju, duke mohuar të vërtetën nuk do ta zgjidhni këtë çështje. Bëhuni seriozë, bëhuni opozitë serioze dhe konfrontohuni me të vërtetën tuaj dhe mos mashtroni votuesit tuaj”, deklaroi ministrja Gërvalla.

Ky debat shkaktoi sharje dhe fyerje në mes të deputetëve të pushtetit dhe opozitës.

Tentimi për përleshje fizike

Të pakënaqur me zhvillimin e punimeve në kuvend, deputetët e PDK-së, Memli Krasniqi, Ardian Kastrati dhe Hajdar Beqa, u përfshinë në një situatë të tensionuar me ministra e deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Derisa deputetët e PDK-së po lëshonin sallën në shenjë proteste, ata u përplasën me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, i cili i doli në mbrojte ministres Gërvalla.

Në këtë fjalosje u përfshi edhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci si dhe disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, përfshirë Salih Zybën dhe deputetin e ri, Besim Muzaqi.

Përplasja dhe shtyrjet mes deputetëve të pushtetit dhe opozitës, zgjatën disa minuta derisa kjo çoi në ndërprerje të seancës së Kuvendit.

Para se të ndodhte ky incident, seancën e lëshuan edhe deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ata kundërshtuan mënyrën se si nënkryetarja e kuvendit, Saranda Bogujevci po e udhëhiqte seancën.

Bugujevci u ballafaqua me shefin e grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

Pas ndërprerjes së seancës, Mimoza Kusari që udhëheq grupin parlamentar të LVV-së, tha se provokimet dhe fyerjet ishin të rënda nga deputetët e PDK-së.

Muhaxhiri: Tensioni u konvenon të gjitha palëve

Ngjarjet që ndodhën në kuvend janë të papranueshme për ligjëruesin universitar, Artan Muhaxhiri porse sipas tij, ato ndodhin për shkak të mungesës së ideve dhe zgjidhjeve konkrete për nevojat e qytetarëve.

Këto skena sipas tij mund të jenë të pranishme deri në fund të legjislaturës aktuale.

“Këto skena në fakt u konvenojnë të gjitha palëve kur nuk kanë argumente konkrete, kur nuk kanë ide, kur nuk kanë plane të cilat do ta përmirësonin jetën e qytetarëve”, tha Muhaxhiri.

Muhaxhiri thotë se si pozita ashtu edhe opozita, nuk janë duke treguar se kanë ide konkrete se si duhet dalë nga kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia.

“Ka kohë që nuk ofrohet asnjë ide për dalje nga kriza e pandemisë, për dalje nga kriza ekonomike dhe duket që e gjithë kjo situatë stagnuese, do të prodhojë edhe në të ardhmen skena të tilla”, tha Muhaxhiri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Agim Krasniqi07/05/2021 10:18

Turma e partive shtet PLAN-istët të cilët që prej vitit 1999,sidomos,e deri në ditët e sotme,me veprine kriminale e të krimit të organizuar,gjithmon me ndihmën e ndërkombtarëve,duke zhvatur këtë Kosovë edhe ashtu të raskapitur,e shkatruan deri në fund. Ndlrkombtarët,duke parë orekset e këtyre hordhive të pangopura për plaçkitje,pse jo edhe ata u inkuadruan në forma të ndryshme duje përkrahur vandat vendore. Për arsye të përfitimeve personale,në dhum raste u lejua edhe likuidimi i personave të cilët do të ishin pengesë në aritjen e qëllimevevtë këtyre banditve. Kush janë këta?Këta janëbtë inkorporuar në partitë "demokratike",si:PDK(SHIK),LDK,AAK,AKR e NISMA. Krejtë luftën e kanë me i mbrojtë plaçkitjet që i kanë berë për tu pasuruar. Tani kur t'iu miren pasuritë ata dotë reagojnë në mënyra më të egra,atëherë duhet të mbydhen pasë grilave si egërsinat,e që fytyrën e vërtetë filluan me tregu qysh tani.

Shto koment

Denonco