Ura në Darëzezë/ Banorët: Mbaroi fushata, u zhdukën punëtorët

Ura në Darëzezë/ Banorët: Mbaroi fushata, u zhdukën punëtorët

09:55, 06/05/2021
A+ Aa A-

Ura që lidh fshatin Darëzezë me Fierin dhe plazhin ka mbetur thjesht një premtim elektoral. Banorët shprehen se pas ndërtimit të urës provizore nga ushtria, u premtua një urë e re, por me mbarimin e fushatës, janë zhdukur dhe punonjësit

Afro 600 familje të fshatit Darëzezë në Fier kanë vetëm këtë urë provizore ushtarake, si të vetmen rrugë lidhëse me Fierin dhe fshatrat rreth tij si për furnizim, ashtu dhe për halle e probleme familjare, apo për sezonin turistik, i cili nis vetëm pas pak javësh.

Me mbarimin e fushatës elektorale u zhdukën punëtorët e firmës, por ura e re nuk nisi, ura provizore e ushtrisë u spostua 5 metra në të djathtë dhe kaq.

Banorët e Darëzezës shpresojnë se kjo urë do të përfundojë para nisjes së sezonit turistik dhe të mos mbetet një premtim elektoral, ashtu si shumë të tjera ndër vite.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Flamur06/05/2021 18:39

Votoni edi ramën përsëri

Shto koment

Denonco