Lajmi i fundit

Serat me kanabis në Berat/ Policia operacion në Malësinë e Madhe, 6 të arrestuar

Nuk e lënë të flasë, Endri Shabani braktis emisionin në TCh

Nuk e lënë të flasë, Endri Shabani braktis emisionin në TCh

22:17, 05/05/2021
A+ Aa A-

Kryetari i pasrtisë “Nisma Thurje” Endri Shabani, e ka lënë në mes debatin në emisionin “Open” në Top Channel mbrëmjen e së mërkurës.

Ai po fliste për fushatën elektorale të forcës së tij politike dhe në një moment ka akuzuar edhe mediat, për humbjen e partive të reja që nuk u dhanë hapësirën e duhur.

“30 ditë fushate ka qenë e vështirë që votuesit të shohin programin tonë politik. Mendoj se fushata jonë ka qenë më e mirë se fushata e Tom Doshit. Pas fushatës ju na merrni këtu dhe na thoni pse jemi kaq të dobët” – tha Shabani.

“Në këtë mes edhe media dhe analistët diskutojnë pse nuk fitojnë partitë e reja. Kjo quhet profeci vetëmbushëse, ky lloj diskursi ka impaktin e vet. Nuk kemi humbur ne, kemi humbur të gjithë. Kemi nevojë për një dorë, për rolin tuaj, se nuk është problemi te ne, problemi është që ça modeli i japim të rinjve” – shtoi ai.

Në këtë çast është ndërprerë nga moderatorja Eni Vasili, por Shabani tha se nuk mori kohën e duhur për të mbaruar arsyetimin.

Debati  në studio

Shabani: Po më lër të mbaroj fjalinë tani, se kam 30 minuta pa folur.

Vasili: Po ja prit t’i japim dhe fjalën …

Shabani: Po ç’është kjo punë që s’më lini të mbaroj,

Vasili: Pse ti do ma bësh programin e emisionit mua?

Shabani: Po mirë bëjeni vetë emisionin pra.

Vasili: Po mirë, si të dëshirosh…

(Shabani heq mikrofonin dhe largohet).

Kadia: Po largohet dhe Shabani.

Vasili: Është i lirë, të bëjë ç’të dojë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Bravo05/05/2021 22:59

Shume mire ja ke bere qelbesirave sepse qellimisht nxjerrin votat e pavlefshme dhe manipulojne me forcat e reja qe te shuajne shpresat per ndryshim te situates se dhjere ku jemi. Asnjehere keto qelbesira nuk do tolerojne forca te reja politike po nje presion te forte popullor. Populli duhet te votoje vetem me nje sistem elektronik qe pas verifikimit te shenjave te gishtave vota te mos pranohet nga sistemi e pavlefshme. Numerimi duhet te jete ne kohe reale sapo mbylllet votimi. Per sa kohe qe qelbesirat numrojne votat eshte e kote te votohet.

Shto koment

Denonco