Zgjedhjet/ Çfarë do të zbulojë 'analiza e dopingut' për Edi Ramën

Zgjedhjet/ Çfarë do të zbulojë 'analiza e dopingut' për Edi Ramën

20:07, 05/05/2021
A+ Aa A-

Edi Rama sipas të dhënave të dala nga numërimi i votave ka dalë fitues në garën e 25 Prillit, por krejt ndryshe nga një ngadhënjyes, atij nuk i dallohen shenja lumturie, përkundrazi ka në portret nuancat e një njeriu në hall.

Eshtë e qartë se kjo medalje e dyshimtë rëndon shumë, dhe sjell jo pak përgjegjësi.

Në një garë atletike, arritja e rilindjes dhe bosit të saj i ngjan atyre sukseseve që marrin në fillim shumë vemendje, tam-tame e fanfare, por më pas nisin e vihen në dyshim dhe zbehen, kur kërkohet të bëhet analiza e dopingut.

Kur rezultatet dalin e tregojnë përdorimin e substancave të paligjshme, e gjitha kthehet mbrapsht, kthehet në makth. Dhe ka jo pak penalitete.

Padyshim e njëjta gjë ka ndodhur edhe me votimet e 25 prillit.

Eshtë konsumuar dhe është vënë në zbatim çdo instrument ilegal, i errët, kriminal.

Aq sa, akuza sot ndaj qeverisë dhe rilindjes, për përdorim në fushatë të burimeve shtetërore, për shfrytëzimin e të dhënave personale, duken si qendisma, në krahasim me brutalitetin e ndërhyrjes së bandave, apo me makutërinë e pacipësinë e blerjes së votave në një situatë ku gati gjysma e popullsisë janë në varfëri ekstreme.

Nëse këtyre zgjedhjeve, organizmat që e kanë për detyrë, do t’i bënin analizën e duhur, do të gjenin jo gjurmë të dopingut, por mbidoza që do të skandalizonin botën.

Një shqyrtim i tillë do t’i shërbente vendit, do t’i shërbente të ardhmes së Shqipërisë.

Njohja e një trofeu, e një medalje si kjo, përveçse e padrejtë, thellon krizën në vend dhe legjitimon të keqen, të paligjshmen, e po ashtu është një minë me sahat mbi stabilitetin dhe bashkëjetesën.

Një trofe i rremë, i vjedhur, i blerë, i marrë me forcë i shërben vetëm atyre që duan të ruajnë privilegjet. Kastës së korruptuar.

E vërteta e zgjedhjeve, një skaner i plotë i tyre, vlerësimi me objektivitet dhe pasja në konsideratë e standarteve që ato duhet të plotësojnë, janë në favor të shumicës dhe interesit kombëtar./MAPO

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari05/05/2021 21:36

QE RAMA ISHTE KRYEHAJDUT KETE E DENIN E GJITHE DYNJAJA. QE SKEMA RAMA-DOSHI-RAKIPI ISHIN PERGATITUR DHE MEZI PO PRISNIN 25 PRILLIN KJO DIHEJ, BILES E DININ EDHE YURI KIM EDHE LUIGI SORECA! POR ATA HESHTEN! VETEM AMBASADORJA KIM DEKLAROI ME NENKUPTIM QE PASKA KRIMINELE QE POPULLI DO T'I VOTOJE. POR VETEM KAQ! ASNJE PARALAJMERIM PER KRIMINELET DHE PER KRYEKRIMINELIN E SHQIPERISE, EDVIN KRISTAQ RAMA!! NE DURRES U BLENE VOTAT E 4500 FAMILJEVE ME PARATE E BUXHETIT TE SHTETIT! A KA RAST ME FLAGRANT SE KY?? POR TURPI I MBETET ATYRE QE E SHITEN VOTEN! ATYRE QE BLENE VARFERINE E TYRE ME PARATE QE U TAKONTE PARA 1 VITI! SI NUK IU VJEN TURP ATYRE NJEREZVE TE SHITUR! SHUME MIRE PO UA BEJNE TANI ATYRE QE SHITEN VOTEN! PO U SHKOJNE KORRIERET E KRIMINELEVE DERE ME DERE DHE PO UA MARRIN PERSERI PARATE QE IU DHANE PER BLERJEN E VOTES!!! ATA QE SHITEN VOTEN JANE NJEREZ PA KARAKTER, NJEREZ PA DINJITET! ATA E SHITET NDERIN E TYRE, FEMIJET E TRYE, GRUAN E TYRE, MOTREN E TYRE DHE JETEN E TRYE PER 50 MIJE LEKE TE QELBURA DROGE DHE KORRUPSIONI! SOT NJE QINGJ KUSHTON 100 MIJE LEKE, NDERSA ATA TE PABESE, E TE MALLKUAR U SHITEN PER 50 MIJE LEKE TE NDYRA TE KRIMIT!!! TURP T'IU VIJE! VJEN NJE HAJDUT DHE U BLEN JETEN PER 50 MIJE LEKE APO PER 50 EURO! VETE JA HAPEN DEREN KRIMIT DHE KRIMINELEVE, TANI ATY TEK DERA DO T'I KENE EDHE PER 4 VITE TE TJERA! PER 4 VITE ATA DO T'UA RRJEPIN LEKUREN SI QINGJ DHE DO T'UA SHKULIN PUPLAT SI PULAT NE UJIN E VLUAR! CFARE POPULLI QE KEMI!!! O SA MIRE ME QENE SHQIPTAR, O HEJ!!! ME KETA LLOJ SHQIPTARESH DO TE HYJE SHQIPERIA NE BE??? KESHTU SHITEN DHE I SHESIN VOTAT EVROPIANET E BE??? PSE NUK I SHITEN VOTAT SHQIPTARET E KOSOVES? POR I DHANE SHKELMIN TE KEQES DHE PERKRAHEN PERPARIMIN, ZHVILLIMIN DHE INTEGRIMIN EVROPIAN! NDERSA SHQIPTARET E SHQIPERISE DUAN QE INTEGRIMIN DHE ANTARESIMIN NE BE T'UA DHUROJNE PA MERITE!

Shto koment

Denonco