Si u hoq masa që u privoi emigrantëve të drejtën e votës

Si u hoq masa që u privoi emigrantëve të drejtën e votës

19:57, 05/05/2021
A+ Aa A-

Komiteti Teknik ka hequr karantinën 2-javore që u privoi emigrantëve nga Greqia të drejtën kushtetuese të votës. Duket se masa për të bllokuar emigrantët u zbatua vetëm për javën e zgjedhjeve, duke e shfuqizuar atë 3 ditë pas Pashkëve

10 ditë pas përfundimit të zgjedhjeve, Komiteti i Ekspertëve vendosi heqjen e karantinës 2-javore për të gjithë emigrantët shqiptarë që vinin nga Greqia, duke i privuar kështu të gjithë shqiptarët që jetonin në shtetin helen që të ushtronin të drejtën kushtetuese të votës.

Edhe pse kishte kontestime nga ana e presidentit Ilir Meta dhe nga ana e partive opozitare, kjo nuk e pengoi qeverinë që të merrte këtë masë, të cilën ministrja Ogerta Manastirliu e justifikoi me faktin se problem do të ishin festimet për Pashkët.

Por duket se edhe kjo deklaratë e pasinqertë e ministres Manastirliu nuk qëndron pasi një javë më herët u festuan edhe pashkët katolike dhe komiteti nuk mori asnjë masë shtrënguese, e për më tepër që edhe Pashkët Ortodokse ishin vetëm 3 ditë më parë.

Në të njëjtën linjë, qeveria duket se ka vijuar edhe me studentët, duke vendosur që të hapen auditoret, por vetëm për konsultime e jo për mësim, pasi leksionet do të vijojnë online.

Nga ana tjetër, shefja e epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino ka dhënë detaje mbi situatën me pandeminë në gjithë vendin. Ajo ka sqaruar se pika e pozitivitetit në vend ka arritur nën 5%, ndërkohë që Shqipëria asnjëherë nuk e ka pasur kaq të ulët pozitivitetin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Albi06/05/2021 06:24

Qeveri diktaroresh

Shto koment

Denonco