'Shuplaka' e KMG/ Kritika SPAK-ut për urdhrin e sekuestros ndaj Lapsit

'Shuplaka' e KMG/ Kritika SPAK-ut për urdhrin e sekuestros ndaj Lapsit

19:06, 05/05/2021
A+ Aa A-

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, CPJ, një organizatë ndërkombëtare për lirinë e medias, i bëri thirrje SPAK të heqë dorë menjëherë nga hetimi i Lapsi.al dhe të sigurohen që të gjithë gazetarët të mbrojnë burimet e tyre konfidenciale. CPJ, e cila në Shqipëri njihet në veçanti për shpalljen e ish-presidentit Sali Berisha si një nga dhjetë armiqtë më të mëdhenj të shtypit në botë në vitin 1997, bëri të ditur në një njoftim për shtyp të mërkurën se urdhri i gjykatës cënon rëndë shtypin e lirë.

“Është me rëndësi jetësore që gazetarët të jenë në gjendje të mbrojnë burimet e tyre konfidenciale dhe autoritetet shqiptare duhet ta respektojnë këtë shtyllë mbajtëse të lirisë së shtypit,” deklaroi Gulnoza Said, koordinator i CPJ për Europën dhe Azinë Qendrore. “Marrja në pyetje nga prokurorët shqiptarë të botuesit Andi Bushati dhe përpjekjet për të detyruar Lapsi.al të dorëzojë të gjitha pajisjet elektronike, përbën presion të papërshtatshëm mbi këtë media dhe mund të ketë efekt frikësues për gazetarinë investigative”, shtoi ai.

Lapsi.al publikoi më 11 prill lajmin se Partia Socialiste ka në posedim një databazë me emrat e 910 mijë votuesve të qarkut Tiranë krahas të dhënave të tjera personale, të tilla si punësimi dhe preferenca e votuesve në zgjedhjet e kaluara, si dhe faktin që kjo parti ka përcaktuar një patronazhist për çdo votues.

Ndërsa qytetarët ngritën pikëpyetje se me çfarë të drejte dhe nga çfarë burimesh partia në pushtet ka përvetësuar të dhënat personale të tyre, SPAK mori në pyetje drejtuesit e Lapsit për këtë çështje, por nuk hetuan Partinë Socialiste, të cilës besohet se i përket databaza.

Mbi drejtuesit e Lapsit nuk ka akuza të ngritura, por ekspertët e lirisë së medias vërejnë se edhe vetë marrja në pyetje apo urdhri i sekuestrimit të pajimeve përbën presion të papërshtatshëm mbi median.

Sipas njoftimit për shtyp të CPJ-së, zyra e kryeministrit Edi Rama dhe SPAK nuk iu përgjigjën kërkesës së saj për koment./BIRN

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Saranda05/05/2021 19:25

Poshte SPAK komunisti!

Shto koment

Denonco