Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Edi Rama 'litarin në fyt' profesioneve të lira

Tritan Shehu: Rama vaksinoi shqiptarët me mall të skaduar, OBSH nuk i rekomandon as në Afrikë

Tritan Shehu: Rama vaksinoi shqiptarët me mall të skaduar, OBSH nuk i rekomandon as në Afrikë

17:06, 05/05/2021
A+ Aa A-

Deputeti i zgjedhur, njëkohësisht edhe ish-ministër i Shëndetësisë, Tritan Shehu, shkruan në një postim në facebook se vaksinën kineze OBSH nuk e rekomandon as për vendet e Afrikës, dhe akuzon qeverinë Rama për futjen dhe injektimin e vaksinave kineze te qytetarët shqiptarë.

“Alarm e rrezik real nga vaksina kineze që po përdoret në Shqipëri! Edhe OBSh, që e ka nivelin e kërkesave të sigurisë shume më të ulët se EMA apo FDA, nuk rekomandon përdorimin e vaksines kineze, si të pa efektshme. Ndërsa Rama mburret se po vaksinon shqiptarët me këtë vaksinë me etiketa turqisht e datë skadence tashmë të kaluar prej javësh!

Pra shqiptaret jo vetem nuk po marrin dicka qe u serviret vendeve e popujve te Europes!

Ata po marrin edhe me keq, po marrin ate cfare OBSh nuk e rekomandon as per vendet e Afrikes, ku vlen se paku vetem miratimi e rekomabdimi i saj. Rreziku ketu qendron pervec te tjerave edhe ne faktin se duke u “ofruar” nje vaksine e tille krejt e pa sigurte ne eficience (gjermanet e japin vetem 30%), krijohet artificialisht ideja e “imunizimit te sigurise”, qe duke te cuar te ulja e masave mbrojtese e kontrolluese per t’i rene borive te “fitores”, sic po ndodh tek ne, mund te coje pak me tej ne nje katastrofe epidemiologjike, e ngjashme me ate ne Kili.

Ndersa ajo qe degjova sot nga drejtuesit e Ministrise se BE njeh dhe kete vaksine kineze per levizjen e lire….ishte vetem nje shaka e hidhur nga halli! Mire Rama “nuk i di” keto, po ai Komitet ku eshte, kur disa muaj me pare betohej vetem per certifikimin e EMA e FDA! Kujdes se dardha e ka bishtin prapa!

Por problemi eshte se kjo paguhet nga njerrezit me jete e shendet…nga ekonomia me varfëri” shkruan ai.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco