VIDEO/ Koduzi: Zgjedhjet mbaruan, karantina u hoq, vendimi i komitetit ishte politik

VIDEO/ Koduzi: Zgjedhjet mbaruan, karantina u hoq, vendimi i komitetit ishte politik

16:52, 05/05/2021
A+ Aa A-

Eksperti mjekësor i PD-së Gazment Koduzi në një intervistë të dhënë për SYRI TV në Edicionin e Pasdites me Armela Ferkon, ka folur në lidhje me vendimin e komitetit teknik për karantiminim e emigrantëve që vinin nga Greqia.

Koduzi është shprehur se komiteti teknik po keqpërdoret nga qeveria. Sipas tij, vendimi i marrë para 25 prillit ishte komplet politik.

‘Zgjedhjet mbaruan, çdo gjë ka marrë fund. Qëllimi i këtij vendimi ishte që shqiptarët që jetojnë në Greqi të mos vinin për të votuar, u arrit. Prandaj është kaq e thjeshtë.

Në Greqi kishte 1800 raste kur u mor vendimi për karantinimin 14 ditor të shqiptarëve që vinin dhe tani që u hoq karantinimi Greqia ka mbi 2200 raste.

Pra kjo shifër na tregon shumë thjeshtë se pse u mor ai vendim para ditës së zgjedhjeve, 25 prillit’, tha gjatë intervistës eksperti Gazment Koduzi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco