Krimi zgjedhor/ Varhelyi: Pa parlament të plotë, nuk ecni drejt BE

Krimi zgjedhor/ Varhelyi: Pa parlament të plotë, nuk ecni drejt BE

10:35, 05/05/2021
A+ Aa A-

Komisioneri i BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka dhënë një mesazh të qartë se Shqipëria pa një parlament të ri të plotë nuk ka për të ecur drejt BE. Varhelyi thotë se pret që Kuvendi i ri të fillojë nga puna, por më parë duhet pritur rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të 25 prilli pas procesit të apelimeve.

Sipas tij, Shqipëria ka ende punë për të bërë në rrugëtimin drejt BE.

PYETJA: Vini në Tiranë 10 ditë nga zgjedhjet, besoj jeni informuar me detaje për ecurinë e tyre. Si i keni parë ju këto zgjedhje, ndërkohë që opozita nuk pranon rezultatin e zgjedhjeve të certifikuar nga KQZ? Mendoni se qeevria ka përdorur pushtetin e saj për të manipuluar apo blerë zgjedhjet? A do ndikojë qëndrimi i opozitës tek Konferenca e Parë Ndërqeveritare, a do jetë peng i Maqedonisë së Veriut?

OLIVER VARHELYI: Ne kemi një ambasador shumë të mirë këtu. Jam krenar të punoj me të. Sigurisht që e ndjek gjithë punën e tij, jemi në kontakt, kemi qenë edhe për zgjedhjet. Jam i kënaqur me ambasadorin e BE. Sa i përket rezultatit, e kam ndjekur nga afër, ç'ka thënë OSBE. Mendoj se pas një fushate mjaft të zjarrtë, na nevojiten rezultate të qarta përfundimtare. Ka filluar procesi apo apelimi, duam të shohim të gjitha parregullistë apo blerjen e mundshme të votave, të ndiqen nga autoritetet gjyqësore, pas këtij procesi na duhen rezultatit. Pas tij na duhet që Kuvendi i Shqipërisë të fillojë nga puna edhe shumë shpejt për reformat e BE. Pa një parlament të plotë nuk ecni dot drejt rrugëtimit të BE. Ka ende mjaft punë për të bërë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco