Avioni turk ndërpret konferencën, Rama rikthen vlerësimet për BE-në

Avioni turk ndërpret konferencën, Rama rikthen vlerësimet për BE-në

10:27, 05/05/2021
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama mbajti sot në Rinas një konferencë të përbashkët me Komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi, pas dozave të para të vaksinës anti-Covid që mbërritën mbrëmjen e djeshme nga mbështetja e Bashkimit Europian.

Teksa kujtoi ndihmat me të cilat BE i është gjendur pranë Shqipërisë që nga nisja e pandemisë, Komisioneri theksoi se dalja nga pandemia tani është prioritet.

Një moment që ka “ndërprerë” për disa sekonda konferencën ishte edhe ngritja e avionit të linjës turke, e cila bëri që komisioneri të ndërpriste fjalën dhe tha: “Do më falni një moment se kemi linjën ajrore të Turqisë”.

Kurse kryeministri Edi Rama falënderoi Bashkimin Europian për mbështetjen që po i jep vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërisë, sa i përket procesit të vaksinimit, pas miratimit të një pakete prej 2,2 miliardë eurosh për rajonin.

Gjatë konferencës së përbashkët për mediat me Komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi, Rama tha: “Dua t’i shpreh mirënjohjen dhe ta falënderoj publikisht për këtë kontribut të jashtëzakonshëm në këtë kohë absolutisht të jashtëzakonshme dhe nga ana tjetër dua të nënvizoj faktin se falë komisionerit, KE u rikthye si motor i solidaritetit jo vetëm për planet e rimëkëmbjes, por edhe për vaksinimin e vendeve europiane, përfshirë në këtë rast, 6 vendet e rajonit tonë”.

Disa herë, kryeministri ka sulmuar Bashkimin Europian për çështjen e vaksinave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco