Zbarkimi i madh/ Një stërvitje që të kujton Luftën e Dytë Botërore

Zbarkimi i madh/ Një stërvitje që të kujton Luftën e Dytë Botërore

09:21, 05/05/2021
A+ Aa A-

Forcat amerikane dhe aleatët e tyre nisën dje në Shqipëri një nga stërvitjet më të mëdha ushtarake në histori.

Stërvitja ‘Defender Europe 21’ do të fokusohet në Evropën Juglindore.

Revista më e madhe evropiane, Spiegel, shkruan se kjo stërvitje të kujton Luftën e Dytë Botërore.

Komandanti i trupave amerikane dhe të NATO-s në Europë, gjenerali Tod Wolters tha se një manovër e tillë ushtarake nuk është parë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Stërvitja nisi me një zbarkim logjistik në Shqipëri, që të kujton pushtimin e aleatëve në Siçili dhe Normandi. Edhe pse trupat amerikane kanë mbërritur më herët në Shqipëri, mijëra të tjera do të improvizojnë një zbarkim nga brigjet.

Stërvitja do të vijojë në Ballkanin Perëndimor dhe në Detin e Zi deri në mes të qershorit. Në stërvitje marrin pjesë edhe trupat e Kosovës, Moldavisë dhe Ukrainës, që nuk janë pjesë e NATO-s.

Sipas revistës Spiegel, kjo stërvitje i çon një sinjal Rusisë, e cila ka dërguar rreth 100 mijë ushtarë në brigjet e Ukrainës në prill, duke u justifikuar se është e kërcënuar nga NATO.

Megjithatë, Rusia nisi tërheqjen e trupave përpara se të niste stërvitja ‘Defender Europe 21’.

Pentagoni tha se kjo është një stërvitje me karakter mbrojtës. “Ndryshe nga Moska, ne do jemi transparent për çdo fazë të kësaj stërvitje,” bëri të ditur Pentagoni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Antonio Salvatore05/05/2021 09:59

Po greket dhe turqit, gjeografoikisht me te interesuarit, a marrin pjese ne kete stervitje? Ne shqiptaret e presim mikun me buke e kryp, e zemer: si thoni do ja dalim kesaj rradhe?

Shto koment

Denonco