Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

‘As ne nuk jemi të kënaqur..’ , Balla: PD të njohë zgjedhjet, LSI shkoi për skrap

‘As ne nuk jemi të kënaqur..’ , Balla: PD të njohë zgjedhjet, LSI shkoi për skrap

12:55, 04/05/2021
A+ Aa A-

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i bëri thirrje opozitës të heqë dorë nga kënga e vjetër për mosnjohjen e rezultatit të zgjedhjeve.

Nga foltorja e Kuvendit, Balla i bëri të qartë PD se rezultati është ai që ka dalë nga kutitë e votimit, ndërsa nuk kurseu ironinë me LSI duke u shprehur se shkoi për skrap ashtu siç e shkroi vetë fatin politik.

Balla: Shqipëria fitoi në 25 prill, kjo falë qytetarëve të këtij vendi që morën pjesë në mënyrë masive dhe me votën e tyre të lirë i dhanë mandatet e përfaqësimit atyre që garuan për të marrë besimin e tyre. Thirrja ime ndaj të gjithë aktorëve pjesëmarrës në zgjedhje është që secili prej nesh të lexojë me përgjegjësi votën e shqiptarëve.

Dua të nënvizoj atë që DASH tha për zgjedhjet, SHBA duan të vazhdojnë partneritetin e ngushtë dhe strategjik me kryeministrin Rama dhe mazhorancën e konfirmuar në këto zgjedhje, vlerësohet fushata e opozitës, rezultati është legjitim. Është detyra e të gjithëve të lëmë pas debatet e vjetra, të punojmë të gjithë në funksion të një objektivi të përbashkët si rruga europiane e Shqipërisë.

Javët në vijim janë tepër të rëndësishme dhe që lidhen me suksesin e mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare mes BE dhe Shqipërisë, i kemi të gjitha shanset që brenda presidencës portugeze Shqipëria ta mbajë këtë konferencë, i kemi shanset të fillojmë hapjen e kapitujve që brenda këtij mandati të ri të përmbyllim marrëveshjen e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Duhet të jemi të ndershëm para shqiptarëve, nuk mund të dalësh natën e 25 prillit dhe të shpallësh fitoren.

Secili prej nesh shpalli fitoren. E njëjta gjë dhe me 26 prill. Kur procesi mbaroi u kthyem te avazi i vjetër që humbësi nuk njeh rezultatin. Duhet të fillojmë në legjislaturën e re një punë më intensive për një reformë  më të thellë zgjedhore, këto zgjedhje duhet të jenë të fundit që u administruan nga komisionerë politikë dhe numërues politikë.

Balla kujtoi edhe njëherë se PS ka plotësuar çdo tekë dhe dëshirë të PD-LSI sipas tij me marrëveshjen e 5 qershorit.

Balla: 5 qershori ishte kusht që PD dhe LSI patën dhe ne  bëmë gjithçka, kemi plotësuar çdo dëshirë dhe tekë të dy partive më të mëdha të opozitës dje dhe opozitës sot dhe pse LSI shkoi për skrap ashtu siç e shkroi vetë destinin e vet politik. Sot i  them PD se rezultati i zgjedhjeve është ai që është në kuti, që doli nga ajo kuti dhe që çdo parti politike duhet ta lexojë. Edhe ne si PS do ta lexojmë me vëmendje.

Dhe ne nuk kemi pasur në gjithë territorin rezultatin që do të kishim dëshiruar por sigurisht kemi marrë rezultatin tonë minimal nga pritshmëritë tona. Në shumë pjesë të territorit kemi humbur një mandat për shumë pak vota. Mandati i nëntë i PS në Elbasan ndahet vetëm me 66 vota.Do të vlerësojmë mundësitë tona pas shpalljes së rezultatit nga KQZ për të parë mundësitë nëse ekziston mundësia që brenda votave të pavlefshme të jetë edhe numri i nevojshëm për të plotësuar këtë mandat.

Legjislatura e re e Kuvendit e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit do të mblidhet në 9 shtator.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco