Një vaksinë, një votë/ Si i fitoi partia-shtet e Ramës zgjedhjet e 25 prillit

Një vaksinë, një votë/ Si i fitoi partia-shtet e Ramës zgjedhjet e 25 prillit

11:54, 04/05/2021
A+ Aa A-

Në asnjë vend të Europës dhe ndoshta në mbarë globin, nuk është dhënë një shfaqje si ajo në Shqipëri me pandeminë dhe vaksinat. Nuk ekziston një kryeministër në botë si Edi Rama, që të shfaqet duke pritur çdo ngarkesë, me 2-3 kuti, apo një avion plotë në aeroport, i shoqëruar nga dhjetëra kamera.

Dhe gjithë ky spektakël i përditshëm, ndodhi vetëm një muaj përpara zgjedhjeve. Nga “kurrë vaksina që nuk njihen nga perëndimi”, u hapën portat për ato ruse dhe kineze. “Një vaksinë një votë”, ishte sllogani jo zyrtarë i Rilindjes gjatë këtyre zgjedhjeve.

Por pavarësisht kësaj; kush i pagoi dhe i solli vaksinat në Shqipëri, shteti apo Partia Socialiste dhe Edi Rama?!

Drejtuesja e misionit të OSBE/ODIHR, Ambasadorja Urszula Gacek, në intervistën për DW pas zgjedhjeve të 25 prillit e quan shqetësues keqpërdorimin e burimeve të administratës për zgjedhjet, e qëndrimin jo të qartë ndaj kufirit mes partisë e shtetit.

“Nga ndjekja e fushatës në 12 qarqet e Shqipërisë me vëzhguesit tanë ndërkombëtarë kemi konstatuar që të gjithë aktorët politikë mbanin fjalime. Nisur nga përmbajtja e tyre, askush nuk mund të hedhë poshtë që biznesi i qeverisë vazhdoi p.sh. kur dikush shkon hap spitale apo përuron shkolla. Ka pasur vizita inspektuese, të shpeshta nga ministra në objekte të caktuara dhe përdorur ato për fushatë elektorale. Media shqiptare, nga vëzhgimet tona, e ka parë këtë si pjesë të fushatës zgjedhore të partisë në pushtet. Por kur ke logon e partisë në maskën anti-Covid , nëse je duke mbajtur fjalim dhe  thua "Më votoni”, atëherë kjo nuk është e lejueshme, e kapërcen kufirin e së lejueshmes”.

Pra Edi Rama e ka kapërcyer kufirin e së lejueshmes në këto zgjedhje duke përdorur, administratën, pandeminë dhe vaksinat. Propaganda elektorale e Edi Ramës me vaksinën, duke shfrytëzuar frikën për shëndetin dhe jetën në këmbim të votës ishte e paprecedentë por edhe antiligjore siç konstaton edhe OSBE.

Përpëlitja e tij për ta përdorur vaksinën në një armë elektorale, arriti deri në kufijtë e komedisë.

Në fillim të muajit mars, kryeministri Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u përfshinë në një situatë qesharake që dëshmonte, se sigurimi i vaksinave, nuk bëhej për shëndetin e popullsisë por për suksesin e Rmës dhe Partisë Socialiste, për zgjedhjet e 25 Prillit.

Ishte njoftuar mbërritja e më shumë se 15 mijë dozave, në aeroportin Nënë Tereza nga kompania Pfizer. Ogerta Manastirliu deklaroi në parlament, se vaksinat do të vinin në 3 mars. Por ndodhi një aksident. Edi Rama udhëtoi papritur drejt Brukselit, i thirrur nga presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen.
Siç dukej, angazhimi i kryeministrit jashtë vendit e bënte të pamundur praninë e tij në ceremoninë e mbërritjes së vaksinave në aeroportin Nënë Tereza. “Papritur” gjatë pasdites, ministria e Shëndetësisë njoftoi se ardhja e  vaksinave shtyhej dhe se ato do të vinin të nesërmen sipas një njoftimi të kompanisë. Por rreth orës 21:30, Edi Rama, që pritej të kthehej të nesërmen kishte mbërritur në Rinas nga Brukseli.

Erdhi Rama në Shqipëri, erdhën edhe vaksinat. ERTV nisi transmetimin live dhe kryetari i PS, doli personalisht para kamerave për të njoftoi mbërritjen e tyre dhe premtuar qindra mijë të tjera.

Ky është vetëm një episod i vogël flagrant nga qindra të tjerë, që tregon se si vaksina nga detyrë shtetërore u shndërrua në një fushatë paralele elektorale me atë të PS-së.

Slogani “Shqipëria buzëqesh”, posterat që mbuluan ambientet e stadiumeve, shfaqja e Edi Ramës, ministrave dhe kandidatëve të tij me maska, parti-vaksinë, ishin një nga armët më manipulative dhe në kundërshtim me Kodin Zgjedhor që u përdor në këto zgjedhje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco