Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

'Dosja e zezë'/ Si po punon PD për faktimin e manipulimeve zgjedhore

'Dosja e zezë'/ Si po punon PD për faktimin e manipulimeve zgjedhore

12:02, 04/05/2021
A+ Aa A-

Detaje të reja zbulohet nga grupi i punës së PD për problematikat në zgjedhjet e 25 prillit.

BW raporton se një grup juristësh dhe ekspertë teknologjie po punojnë për të faktuar e dokumentuar të gjitha problemet që do të përmblidhen më pas në një ‘’dosje të zezë’’.

Grupi i punës ka përfshirë që periudhën 4 muaj para zgjedhjeve për të parë aktivitetin e institucioneve shtetërore dhe për të faktuar ndikimin e tyre tek qytetarët, pretendimet gjatë fushatës, ditën e votimit më 25 prill si dhe më pas gjatë numërimit.

Basha dje u komunikoi krerëve të degëve të PD se zgjedhjet e 25 prillit nuk do të njihen, por u ka lënë porosi të grumbullojnë të gjitha faktet e problematikave në zgjedhje.

Kreu i PD i ka porositur kryetarët e degëve që të mbajnë strukturat e selisë blu të karikuara, ndërsa i ka njoftuar se javën e ardhshme ai vetë do të nisë një tur takimesh në të gjithë Shqipërinë. Ndërkohë, sa i përket rezultatit të zgjedhjeve, mësohet se kryedemokrati u ka thënë atyre se PD do të presë edhe raportin përfundimtar të vëzhguesve të misionit të OSBE/ODIHR.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco