Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Komisioneri për Zgjerimin viziton Tiranën, takime me Ramën e Bashën

Komisioneri për Zgjerimin viziton Tiranën, takime me Ramën e Bashën

11:33, 04/05/2021
A+ Aa A-

Komisioneri për Çështjet e Zgjerimit të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, vjen nesër në Tiranë.

Ai do të takohet me kryeministrin Edi Rama, ku pritet të kenë një konferencë të përbashkët për mediat. Në fund të vizitës Komisioneri do të ketë një takim edhe me kreun e PD-së Lulzim Basha.

Vizita e zyrtarit të lartë europian në Shqipëri, vjen në kuadër të turit në Ballkan me fokus ndihmën e BE-së në përballimin e pandemisë.

Gjatë vizitës në rajon, Varhelyi do të bisedojë me zyrtarët vendas për pandeminë e koronavirusit dhe mbështetjen e BE-së në këtë kontekst, thuhet në njoftimin e KE.

Vizita e Komisionerit për Zgjerim ka si fokus kryesor ndihmën e BE për Shqipërinë për të përballuar pandeminë, si dhe dorëzimin e pjesës së parë të 145 mijë vaksinave të Pfizer, të financuara nga Bashkimi Evropian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco