Fuga: Përse heshtin ekspertët, ky parlament s'mund të miratojë asgjë

Fuga: Përse heshtin ekspertët, ky parlament s'mund të miratojë asgjë

10:57, 04/05/2021
A+ Aa A-

Pedagogu Artan Fuga e cilëson mbledhjen e Parlamentit aktual për të marrë vendime, pasi janë bërë zgjedhjet dhe janë zgjedhur deputetët e rinj, si një shkelje të pashembullt kushtetuese.

Në një reagim në Facebook, Fuga shprehet se konstitucionalistët dhe institucionet e drejtësisë në vend duhet të dalin marrëzinë e fundit të PS. Reagimi i Fugës vjen pasi PS deklaroi sot se do të mbledhë Kuvendin me deputetët ekzistues për të nisur procedurat për shkarkimin e kreut të shtetit.

Postimi i plotë i Artan Fugës në Facebook

Mbledhja e Kuvendit të Shqipërisë në një seancë të zakonshme, vazhdimi normal i punëve të këtij institucioni anormal, pasi ke ftuar që shqiptarët të votojnë për deputetë të rinj është një tallje me ne qytetarët, një turp i paparë, një estradë, një karagjozllik i nivelit më mediokër që nuk e ka parë kurrë Shqipëria dhe Bota!

Logjikisht kur shqiptarët kanë votuar për të tjerë deputetë, ky Kuvend i turpit nuk mund të mbajë sovranitetin tonë. Ku janë gjoja ekspertët e Kushtetutës!

Por ku Kuvend i keqpërdorur deri në palcë këtë fat do të kishte. Por çfarë faji kemi ne qytetarët!

Si nuk ka kanë turp ata që u ka mbaruar mandati logjikisht dhe përsëri shkojnë votojnë ligje!

Asnjë ligj që është absurd nga ana e logjikes njerëzore nuk mund te jetë ligj i ligjshëm. Asnjë ligj qe bie ndesh me parimet e kushtetutës, pra me sovranitetin e pacenuar dhe të pandashëm, nuk mund te jete i ligjshem. Nuk mund te zhvilloje seancat normalisht nje Kuvend pas zgjedhjes. Seanca te jashtëzakonshme ndofta!

Ndryshe, i hapim rrugë çmendurisë në ligj. Ka shkolla, juridike natyraliste, formaliste, të së drejtës natyrore për këtë. Partitë nuk mund të bëjnë ligje sipas kokës së tyre!

Mirë shumica që dihet si e ka përdhosur Kuvendin, por nuk kuptoj as opozitën si nuk e denoncoi njëherë deri tani këtë situatë që është krejtësisht jo kushtetuese!
Si është e mundur?!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

cuf dabjoni04/05/2021 12:04

O Fuge !!! Eshte nje marrezi qe buron nga Kushtetuta e mbrapsht. Ajo duhet ndryshuar. Kudo ne bote me zgjedhjet bie Qeveria dhe mbaron mandati i deputeteve dhe e cakton Parlamenti i ri me perberjen e re.

Kopetenti i Vlores04/05/2021 11:37

Jepi, bjeri fyellit o Artan. Problemi eshte se nuk te degjon njeri. Fare...

Shto koment

Denonco