Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

Urimi i Dukës për PS/ Paloka: Ai denoncoi shtabin elektoral të krimit

Urimi i Dukës për PS/ Paloka: Ai denoncoi shtabin elektoral të krimit

10:14, 04/05/2021
A+ Aa A-

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka  pasi ka deklaruar në  “Radar Informativ”, se forca e tij politike nuk do i njohë zgjedhjet, ka komentuar edhe urimin që aleati Agron Duka i bëri Partisë Socialiste për fitoren.

Paloka ka komentuar deklaratën e  Dukës, duke thënë se është ndier i surprizuar nga urimi i tij për PS-në, pasi kreu i PAA-së ka qenë nga të vetmit që ka bërë denoncime direkte për lidhjen e krimit me PS-në gjatë fushatës elektorale në zonën e tij në Shijak.

“Agron Dukën e kam mik dhe nuk e di se në çfarë kushtesh i ka bërë, nuk kuptova dhe më surprizoi urimi për PS-në pasi ka qenë ai ndër të vetmit kandidat që ka këmbëngulur për denoncimin.

Tre personazhe janë në SPAK dhe njërit prej tyre i kanë liruar dhe pronën Altin Hajri, në kërkim për vrasje e për pengmarrje ishte baza e PS-së.

Të gjithë takimet e Ardian Çelës, Vangjush Dakos dhe PS bëheshin aty. Takimet i bënin pas orës policore pasi Dako nuk dite publikisht se kishte probleme me ambasadën amerikane.

Kjo është prova e asaj që po them unë një javë pas zgjedhjeve atij i lirohet hoteli. Si këto dhe të tjerë Duka ka qenë i pari që denonconte abuzimin me blerjen e votës”, ka thënë ndër të tjera Paloka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t04/05/2021 11:06

O palokë,vendi e 2 ne liste e ka prej pd.Tani mos te çuditet pd kur ky lloj bisnesmeni qe ka mbetur akoma fshatar ne mentalitet,te radhitet ne krah te rames.

t04/05/2021 11:06

O palokë,vendi e 2 ne liste e ka prej pd.Tani mos te çuditet pd kur ky lloj bisnesmeni qe ka mbetur akoma fshatar ne mentalitet,te radhitet ne krah te rames.

Shto koment

Denonco