Maliqi: Thirrja ime 'zgjedhje të parakohshme, ngritje në këmbë e të gjithë Opozitës'

Maliqi: Thirrja ime 'zgjedhje të parakohshme, ngritje në këmbë e të gjithë Opozitës'

10:35, 03/05/2021
A+ Aa A-

Deputeti i sapozgjedhur Lefter Maliqi nga radhët e LSI, ka kërkuar me forcë sot që Opozita e Bashkuar të bëjë rinumërimin e çdo flete votimi, sepse në 25 prill ndodhi në krim elektoral. Po ashtu, ai shprehu besimin se vjeshtën e ardhshme do të ketë patjetër zgjedhje të parakohshme.  

Maliqi tha, duke iu referuar Kryeministrit Edi Rama: “Ky nuk ikën pa një revolucion demokratik, unë kam bindjen totale qe PD, LSI, që Opozita e Bashkuar po mbledh te gjitha faktet e provat për të kërkuar zgjedhje të parakohshme në vjeshtën e ardhshme. Jam i bindur totalisht që kjo do të ndodhë.

S’mund të fitojë krimi elektoral, s’mund të blihet e ardhmja demokratike e vendit. Sot ne jemi de fakto në diktaturë.

Thirrja ime është e qartë, e saktë, zgjedhje të parakohshme, ngritje në këmbë e të gjithë opozitës, e gjithe shqiptareve për zgjedhje të menjëhershme, edhe lokale edhe të përgjithshme pa Ramën kryeministër. Nëse opozita pranon Ramën e një qeveri teknike me këta drejtorë, ky është krimi më i madh që mund të ndodhë. S’mund të ndodhë që Policia e Shtetit të vihet në shërbim të mafies e oligarkëve”.

Synimi i tyre ishte të godisnin sa më pak PD-ja që të  mos bëhej zhurmë e madhe e të godisnin LS-në. Me gjithë me këtë blerje masive, LSI-ja mbijetoi mbi 1000 mijë vota duke i rrëmbyer dhe 3 mandat. Jemi më të fortë se kurrë, këto zgjedhje s’do të njihen. Këto s’ishin zgjedhje por blerje, krim i mirëfilltë elektoral.

I bëj thirrje Opozitës së Bashkuar të bëjë cdo rinumërim të kutive se të gjithë e dimë se masakra elektorale ishte para, gjatë votimit dhe pas procesit të votimit.

Vrasës me pagesë mbi 30 vjet të dënuar në Kuçovë e Berat e në gjithë Shqipërinë u përdorën nga segmente të PS-së me presione e shantazhe, siç u shantazhua dhe administrata”.

Maliqi vërejti:

“Këto nuk janë zgjedhje, ky është një krim. Këto janë blerje, këtu është mafie. I bëj thirrje Lulzim Bashës të ngrejë popullin, të mos njohë zgjedhjet dhe menjëherë ta ngrejë, të kërkojë zgjedhje të parakohshme.

Të gjitha provat t’i marrë BE, SHBA dhe të përgatiten për zgjedhje. Këto lekë që morën shqitarët  t’i gëzojnë se janë lekët e tyre të vjedhura në vite dhe ky do të jetë ndëshkimi më i madh për oligarkët...

Nëse Opozita pranon këtë blerje, këtë manipulim,  këtë krim të rëndë elektoral të jeni të bindur që ta gëzojnë Erdoganin, ta gëzojnë Putinin dhe ta harrojnë të ardhmen evropiane të Shqipërisë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari06/05/2021 20:28

ZGJEDHJET NE SHQIPERI U MANIPULUAN, U DHUNUAN, U TJETERSUAN, U PERDHUNUAN, U SHKELEN DHE U VODHEN NGA VETE QEVERIA! PIKE! "FITORJA" E RAMES DHE E DOSHIT ESHTE SI FITORJA E ATIJ ATLETIT QE KA MARRE DOPING! GEZON VETEM 1 DITE, DHE PASTAJ PAS ANALIZAVE ANTIDOPING TE BERA NGA INSTITUCIONET PRESTIGJIOZE, DEL QE ATLETI FITUES, KAMPION DHE REKORDMEN JO VETEM QE KA MARRE DOPING POR KA MARRE OVERDOZE! SI RRJEDHIM JO VETEM QE I HIQET TITULLI, POR EDHE DENOHET SHUME RENDE! QE RAMA ISHTE KRYEHAJDUT I DROGUAR KETE E DENIN E GJITHE DYNJAJA. QE SKEMA RAMA-DOSHI-RAKIPI ISHIN PERGATITUR DHE MEZI PO PRISNIN 25 PRILLIN KJO DIHEJ, BILES E DININ EDHE YURI KIM EDHE LUIGI SORECA! POR ATA HESHTEN! VETEM AMBASADORJA KIM DEKLAROI ME NENKUPTIM QE PASKA KRIMINELE QE POPULLI DO T'I VOTOJE. POR VETEM KAQ! ASNJE PARALAJMERIM PER KRIMINELET DHE PER KRYEKRIMINELIN E SHQIPERISE, EDVIN KRISTAQ RAMA!! NE DURRES U BLENE VOTAT E 4500 FAMILJEVE ME PARATE E BUXHETIT TE SHTETIT! A KA RAST ME FLAGRANT SE KY?? POR TURPI I MBETET ATYRE QE E SHITEN VOTEN! ATYRE QE BLENE VARFERINE E TYRE ME PARATE QE U TAKONTE PARA 1 VITI! SI NUK IU VJEN TURP ATYRE NJEREZVE TE SHITUR! SHUME MIRE PO UA BEJNE TANI ATYRE QE SHITEN VOTEN! PO U SHKOJNE KORRIERET E KRIMINELEVE DERE ME DERE DHE PO UA MARRIN PERSERI PARATE QE IU DHANE PER BLERJEN E VOTES!!! ATA QE SHITEN VOTEN JANE NJEREZ PA KARAKTER, NJEREZ PA DINJITET! ATA E SHITET NDERIN E TYRE, FEMIJET E TRYE, GRUAN E TYRE, MOTREN E TYRE DHE JETEN E TRYE PER 50 MIJE LEKE TE QELBURA DROGE DHE KORRUPSIONI! SOT NJE QINGJ KUSHTON 100 MIJE LEKE, NDERSA ATA TE PABESE, E TE MALLKUAR U SHITEN PER 50 MIJE LEKE TE NDYRA TE KRIMIT!!! TURP T'IU VIJE! VJEN NJE HAJDUT DHE U BLEN JETEN PER 50 MIJE LEKE APO PER 50 EURO! VETE JA HAPEN DEREN KRIMIT DHE KRIMINELEVE, TANI ATY TEK DERA DO T'I KENE EDHE PER 4 VITE TE TJERA! PER 4 VITE ATA DO T'UA RRJEPIN LEKUREN SI QINGJ DHE DO T'UA SHKULIN PUPLAT SI PULAT NE UJIN E VLUAR! CFARE POPULLI QE KEMI!!! O SA MIRE ME QENE SHQIPTAR, O HEJ!!! ME KETA LLOJ SHQIPTARESH DO TE HYJE SHQIPERIA NE BE??? KESHTU SHITEN DHE I SHESIN VOTAT EVROPIANET E BE??? PSE NUK I SHITEN VOTAT SHQIPTARET E KOSOVES? POR I DHANE SHKELMIN TE KEQES DHE PERKRAHEN PERPARIMIN, ZHVILLIMIN DHE INTEGRIMIN EVROPIAN! NDERSA SHQIPTARET E SHQIPERISE DUAN QE INTEGRIMIN DHE ANTARESIMIN NE BE T'UA DHUROJNE PA MERITE!

N03/05/2021 11:36

Je i vonuar! Duke marr mandatin e deputetit në 2019 ju i dhatë oksigjën Edi Rames tani na thua ta largojmë me protesta .Më e pakta që mund të bësh ,ta mbyllesh gojen.

Shto koment

Denonco