Lajmi i fundit

INTERVISTË EKSKLUZIVE/ Zv. drejtori i RAI-t Sigfrido Ranucci i përgjigjet Kryeministrit Edi Rama

Demokratët e Kavajës: Përkrah Bashës, në betejën e triumfit të moralit të politikës!

Demokratët e Kavajës: Përkrah Bashës, në betejën e triumfit të moralit të politikës!

14:52, 01/05/2021
A+ Aa A-

Partia Demokratike Kavajë u është mirënjohëse qytetarëve dhe do të vijojë betejat e saj përkrahah lidershipit të PD-së në çmontimin e farsës elektorale dhe rikthimin e shpresës për shqiptarët.

Këtë ka theksuar në një deklaratë që ka lëshuar sot, dega e PD-së në Kavajë.

Në një mesazh të publikuar në Fb, kjo degë shprehet:

“Duke ju falenderuar të gjithëve, qytetarë të Kavajës, Golemit, Helmasit, Synejit dhe Luzit për votën që na dhatë duke përbuzur blerjen me paratë e krimit dhe duke sfiduar fuqinë e makinerisë së shtetit të vënë në dispozicion të Partisë Socialiste, Partia Demokratike Kavajë ju është mirënjohëse dhe do të vijojë betejat e saj përkrahah lidershipit të Partisë Demokratike në çmontimin e farsës elektorale dhe rikthimin e shpresës për shqiptarët.

Ne u bëmë pjesë e një fushate model të Partisë Demokratike dhe lidershipit të saj Lulzim Basha, një fushatë me strategji pozitiviste, një fushatë qytetare që ofroi një program që synonte rritjen e mirëqenies së çdo qytetari në Shqipëri.

E përcollëm këtë program derë më derë me të rinjtë e mrekullueshëm që i'u bashkuan kësaj fushate dhe që janë garanci e vijueshmërisë së idealit tone demokratik.

Faleminderit në mënyrë të veçantë heronjve tanë komisionerë , numërues e vezhgues që ndoqën deri në votën e fundit, votën tuaj. Jemi sërish në betejë; në betejën e triumfit të moralit të politikës, në betejën për të ardhmen evropiane të Shqipërisë."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco