Skandalet e PS/ Ish-ministri: Po blejnë mos-daljen në votime

Skandalet e PS/ Ish-ministri: Po blejnë mos-daljen në votime

09:31, 23/04/2021
A+ Aa A-

Pas skandalit të fundit në Dibër, ku u kapën disa zyrtarë socialistë në një mjet të mbushur me lekë, gati për të blerë vota, ka reaguar edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Ai saktëson se në fakt ata nuk po blejnë vota, por po blejnë mos-daljen në votime.

“Vesi del me shpirtin!

Para pa fund për të blerë mos daljen e njerëzve në votime. Nuk janë të sigurtë më që njerëzit ua japin votën në këmbim të parave. Ndaj nuk paguajnë për votën pro, por për mosvotimin...

Më mirë të mos votojnë. Kjo është strategjia. Ato karta identiteti që kapura në Elbasan e Dibër janë prova e kësaj strategjie.

Prandaj duhet pjesëmarrje në votime. Sa më shumë të marrin pjesë, aq më i pamundur është blerja e pushtetit,” shkruan Manjani.

Kujtojmë se një ditë më parë ishte vetë ambasadorja amerikane që paralajmëroi se do ndëshkohen ligjërisht ata që pengojnë qytetarët të votojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Xufe23/04/2021 10:21

Ambasadorja amerikane në vend që të denoncojë shitblerjen e votës dhe ti thotë haptas Edi Ramën ndalo kriminelët në Elbasan dhe gjithë Shqipërinë që të mos blejnë vota thotë që struktura për mbrojtjen e votës i përket të shkuarës,kjo nuk është aspak e drejt duke ditur që ata që blenë vota në 2017 janë akoma duke bërë fushatë dhe kandidatët për PS,si Damiani që do e bënte termet. Pyes vetën vallë a i ka parë kjo Yuri Kim pergjimet e bild që thotë nuk ka nevojë për strukturë për mbrojtjen e votës në vënd që t'i terheqë veshin Ramës dhe qeverisë që ka gjithçka në dorë , drejtësinë, policinë, pushtetin lokal,po të gjitha dhe opozita vetëm njerëzit e saj të pastër dhe pa rekorde kriminale si ata në Elbasan dhe i thotë të mos e mbrojë votën vetëm të shohë kriminelët e Ramës duke blerë vota dhe ti përgëzojë,turp i madh për të,kaq di të them,shqiptarët kanë pritshmëri të madhe nga ambasadadorja amerikane dhe kjo po i zhgënjen.

Dritan Taka23/04/2021 10:14

Po eshte e vertete. Po mbedhin karta identiteti dhe pasaporta kundrejt pageses qe njerezit te mos votojne. Ky kryeministri jone qe thote qe eshte me i miri dhe i ka zgjedhjet te fituara le te beje nje deklarate para popullit se nuk do vota te blera .Pastaj me fjale te bukura di ai si e thote.

Dritan Taka23/04/2021 10:13

Po eshte e vertete. Po mbedhin karta identiteti dhe pasaporta kundrejt pageses qe njerezit te mos votojne. Ky kryeministri jone qe thote qe eshte me i miri dhe i ka zgjedhjet te fituara le te beje nje deklarate para popullit se nuk do vota te blera .Pastaj me fjale te bukura di ai si e thote.

Shto koment

Denonco