Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

Përplasja në Elbasan/ Rama pranon se ka video, Bejtja: Nga e di ai?

Përplasja në Elbasan/ Rama pranon se ka video, Bejtja: Nga e di ai?

09:02, 23/04/2021
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar për herë të parë se prokuroria ka video nga ngjarja në Elbasan, që sipas tij tregojnë momenti kur struktura e PD ndalon makinën e viktimës Pjerin Xhuvani. Rama tha se pamjet filmike janë në simetri me dëshminë e personit të ndaluar.

“Prokuroria disponon video të komandantit të strukturës paramilitare që përputhet plotësisht me dëshminë e marrë nga i ndaluari që nuk ka lidhje fare me ngjarjen.

Është një person komplet jashtë ngjarjes. Forcat paramilitare kanë ndaluar një makinë që nuk ka lidhje me asgjë dhe personi brenda është filmuar dhe policia e ka kapur, dhe dëshmia e tij është simetrike me atë që del në kamera. Si mund t’i thuash ti bandit?”, deklaroi Rama.

Pas kësaj deklarate reagoi gazetari dhe analisti Andi Bejtja. Ai tha se kjo deklaratë e kryeministrit nuk mund të kalojë kaq lehtë.

“Kryeministri Rama deklaroi në Opinion për ngjarjen e Elbasanit se Prokuroria ka një video të ngjashme me dëshminë e një kalimtari... pyetja është e thjeshtë: nga e di Kryeministri këtë?” tha Bejtja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arber26/04/2021 04:40

Si nga e di? Prokuroria raporton te Rama, se ai i vuri.

Shto koment

Denonco