‘Opozita fiton zgjedhjet bindshëm’, Duka: Durrësi një masakër urbane, qytetarët kërkojnë rotacion politik

‘Opozita fiton zgjedhjet bindshëm’, Duka: Durrësi një masakër urbane, qytetarët kërkojnë rotacion politik

08:35, 23/04/2021
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, i ftuar në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në “News 24”, deklaroi se në fushatën që po bën, vë re se ka një frymë që kërkon rotacion pushteti.

“Fushata ka qenë e qetë, edhe për shkak të pandemisë nuk kishte takime me numër të madh njerëzish. E lodhshme natyrisht, sepse kemi zhvilluar takime me grupe të vogla. Ambienti s’ka qenë i egër, siç jemi mësuar të shohim në Durrës. Aty-këtu ka elementë që duan të favorizojnë, sidomos Rilindjen. Ka entuziazëm popullor, ka frymë që kërkon rotacion pushteti dhe kjo ka kërkuar ambient mbytës për elementët që mund të gjenden aty-këtu. Shpresoj që të kemi zgjedhje të qeta e të lira. Në Dibër u kap një makinë me para, për të blerë vota. Kjo tregon se edhe gjithë populli është ndërgjegjësuar për shit-blerjen e votës”, tha Duka.

Agron Duka thekson se Durrësi është kthyer në një masakër urbane, duke shtuar se qyteti ka nevojë edhe për bonifikim.

“Durrësi ka një masakër urbane, me rrugë të ngushta dhe trotuare me gjerësi të tepërt. Bonifikimi i Durrësit është shumë keq. Në sektorin Rinia, kolektori kishte 15 vjet pa u pastruar, në kolektor kishin mbirë pemë. Durrësi ka nevojë për një kryebashkiak normal, duhet të merret edhe me bonifikimin. Qyteti ka nevojë për bonifikim. Te Veleria është bërë shpenzim i madh, me një hekur aty, që ka prekur edhe arkitekturën e vjetërsinë. Turisti nuk vjen të shikojë hekurat, por trashëgiminë kulturore e historike të Durrësit”, u shpreh Duka.

Më tej, Duka vlerësoi se kjo qeveri duhet të ikë, që të mund të vijë në pushtet një alternativë e re.

“Jam një ish-ministër i qeverisë socialiste. Nuk jam aq i doktrinuar politikisht, jam marrë me çështje të bujqësisë, që bashkojnë njerëzit socialistë e demokratë. Në takimet e mia, edhe socialistët janë të bindur se edhe PS-së i shërben rotacionin politik. Një mënyrë komunikimi deri e turpshme e kryeministrit. Tetë vjet qeverisje janë shumë, një njeri që ka marrë të gjitha pushtetet, dashje pa dashje, e i duket vetja si i mençur, por po bën komunikim të shëmtuar. Një njeri që flet çfarë të vijë ndërmend pa marrë parasysh se kë ka përballë, tregon se nuk është i interesuar për grupet e interesit. Kjo qeverisje duhet të ikë e të vijë alternativë e re. S’mund të rrimë peng i këtyre lloj mentaliteteve. Flitet për miliona euro, shuma që janë të çmendura për Shqipërinë”, tha Duka.

Për Agron Dukën, në Durrës dhe në mbarë Shqipërinë, opozita e bashkuar fiton bindshëm zgjedhjet.

“Unë mendoj se fiton opozita. Opozita fiton bindshëm, problemi është tek numrat. Durrësi do të dalë 8 me 6, ndërsa ka nga ata që do dalë në Durrës 9 me 5 dhe unë iu them mirë do ishte edhe 9 me 5. Duhet rotacion pushteti, që të ikim nga anormaliteti politik, që të votojmë numrin 9, PD dhe Aleanca për Ndryshim. Pjesëmarrja masive jep verdikt të konsoliduar”, vlerësoi Duka.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco