Basha në Top Channel: Rama nuk vjen në debat sepse nuk ka përgjigje për shqiptarët se çfarë ka bërë në 8 vjet

Basha në Top Channel: Rama nuk vjen në debat sepse nuk ka përgjigje për shqiptarët se çfarë ka bërë në 8 vjet

22:31, 22/04/2021
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar se Edi Rama nuk vjen në debat sepse nuk ka përgjigje për shqiptarët se çfarë ka bërë në 8 vjet qeverisje.

Në studion e “Open”, Basha tha: “Mendoj se për politologët kjo fushatë do të ketë një interes të madh në të ardhmen sepse do të jetë e para në dijeninë time ku kryeministri në ikje merret gjithë kohën me kandidatin për kryeministër dhe nuk ka absolutisht asnjë përgjigje për të vetmen pyetje të cilit duhet ti përgjigjur “Kishe 8 vjet të gjithë pushtetin. Të gjithin! 4 vitet e fundit absolutisht gjithçka dhe nuk mbajte asnjë premtim të vetëm.

Çfarë bërë? Pse i shmangesh? E gjitha kjo është një taktik shmangie siç është shmangur dhe kërkesës time për debat. Tani dua ta sqaroj. Kërkesën për debat nuk e kam bërë për veten time. Por unë për nga formimi, për nga mendësia, për nga kultura që kam, siç kam parë në çdo vend perëndimor, e di që është detyrim i atij që ka qeverisur për 8 vite dhe mua që kërkoj besimin e shqiptarëve për të qeverisur 4 vitet e ardhshme, të ballafaqohemi para shqiptarëve.

Ai të shpjegojë çfarë ka bërë 8 vite me premtimet e tij dhe unë të shpjegoj çfarë vizioni kam, çfarë plani ka, çfarë programi”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco