Basha me socialistët në Durrës: Ky nuk është vendi i Ramës, por i shqiptarëve. Të dielën fitorja më e bukur e Shqipërisë

Basha me socialistët në Durrës: Ky nuk është vendi i Ramës, por i shqiptarëve. Të dielën fitorja më e bukur e Shqipërisë

19:44, 22/04/2021
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me rreth 500 socialistë të zhgënjyer që i bashkohen ndryshimit më 25 prill.

Ardit Kërtusha u shpreh se ndihet fajtor që ka bërë fushatë deri më tani për Edi Ramën, pasi ajo që panë nga qeverisja e tij, ishte vetëm një fasadë harresë dhe nëpërkëmbje. Mbështetje për Partinë Demokratike në këto zgjedhje -sipas Kërtushës- vjen nga shpresa për një të ardhme më të mirë, ku për këtë ftoi të gjithë socialistët të votojnë për ndryshimin më 25 prill. 

“Socialist të Durrësit, përshëndetje! Ju falënderoj pa masë për këtë super pjesëmarrje! Edhe pse koha nuk na mbajti, sepse ne takimin e kishim parashikuar tek sheshi në Vollga, por gjithsesi ju jemi shumë mirënjohës për këtë pjesëmarrje dhe këtë mbështetje për Partinë Demokratike dhe për liderin zotin Lulzim Basha. Ne bëmë një lëvizje e cila në një farë mënyre u paragjykua. U paragjykua në ato skutat e Partisë Socialiste, të cilat qëndrojnë në atë parti vetëm nga halli. Tashmë e majta dhe e djathta nuk është më thjesht një çështje mendësie, pra, nuk është më tifozllik. Kështu që kjo lëvizje e të gjithë socialistëve, jo vetëm socialistëve të Durrësit, por socialistëve në të gjithë Shqipërinë dhe aderimi i tyre në Partinë Demokratike është një frymë shprese në ndryshimin e 25 prillit.

Jemi t? harruar nga ky lidership, ka 12 vjet bashkia e Durrësit q? ?sht? e kapur nga Vangjush Dako. ?sht? nj? bashki q? nuk i shërben qytetarëve por i shërben klaneve dhe interesave t? tyre t? lidhura t? ngushta me krimin n? zyrat elektorale Partis? Socialiste sot ndodhen njerëz t? cilat janë t? përfolur n? media, janë t? përfolur n? krime, janë t? përfolur p?r ato gjëra q? ne qytetarët e thjesht i kemi par? dhe dëgjuar vet?m n? filma aksion. Deri m? sot kemi par? vet?m aksione boshe dhe asnj? punë konkrete. T? flasim p?r OSHE, u nisën p?r disa aksione vet?m p?r qytetarin e thjesht vet?m p?r qytetarin e ndersh?m, nd?rkoh? q? sot po flasim ka mbi faturime pa fund p?r ne dhe bizneset e m?dha, oligark?t q? jan?  af?r pushtetar?ve paguajn? si familjar?.

Pra ne qytetar?t ngel?m t? harruar nd?rsa oligark?t vet?m pasurohen. Shtresa e mesme ?sht? rrudhur m? shum? se kurrdoher?, nd?rsa shtresa e varf?r vet?m thellohet, e thellohet e nuk ka ku shkon m? keq. Ndaj ?sht? e detyrueshme q? t? gjith? s? bashku t? punojm? pafund, q? t? ruajm? vot?n dhe t? nxisim dhe qytetarin, dhe komshiun më të fundit, që me datë 25 të çohet dhe të votojë! Më vjen zor që kam lobuar për këtë parti, ndaj ju them njëzëri, të gjithë socialistëve dhe ata të cilët për një arsye apo një tjetër, nuk mund të vinin në takimin tonë, telefonatat ishin të pafundme sepse dihet që gjuha  e hakmarrjes  në Partinë Socialiste dhe gjuha e ndëshkimit  është aty, pra çdokush kërcënohet me vende pune, kërcënohet me shumë e  shumë gjëra ndaj ju bëj thirrje  të gjithëve pa dashur të zgjatem  të votoni me 25 Prill ndryshimin  dhe zotin Lulzim Basha për të ardhmen tonë dhe ajo që është më e rëndësishmja për çlirimin  e qytetit të Durrësit” – u shpreh Ardit Kërtusha.

Pedagogia Ilirjana Kuçana, falënderoi të pranishmit për guximin që i janë bashkuar takimit, pavarësisht se janë punonjës administrate. Ajo gjithashtu tha se ndryshimin do ta bëjë Lulzim Basha sepse është lideri Europian, do të u japi shpresën dhe mundësinë fëmijëve shqiptarë.

“Jam e lumtur që jam sot këtu mes nesh dhe ju jeni bashkuar ndryshimit pavarësisht ngjyrave politike sepse ju nuk mund të jeni pjesë e Ard Celës dhe Vangjush Dakos, 2 njerëz  të cilët e kanë kapur jo vetëm Durrësin por dhe më tej. Prandaj, faleminderit! Shumë prej jush këtu janë punonjës në administratë. Sot kanë guxuar dhe dua të ju falënderoj edhe njëherë tjetër, kanë guxuar  të dalin sepse ne do të vrasim  frikën dhe do të ndezim shpresën. Edhe 3 ditë na duhen për  ndryshimin. Shqipëria ju përket ju, Shqipëria na përket ne. Ndryshimin do ta bëjë Lulzim Basha sepse është lideri Europian, është lideri i cili do të ju japi shpresën dhe mundësinë  fëmijëve tuaj. Do të na japi mundësinë ne si pedagog të ndjehemi dinjitoz. Të dashur motra dhe vëllezër! Unë nuk dua të zgjatem, unë e di shumë  mirë se telefonatat kanë qenë të panumërta. Sot ndoshta këtu janë 500, 600 por përjashta janë 5 mijë, 115 mijë socialistë  të cilët  janë gati t’i bashkohen liderit europian zotit Lulzim Basha. Votoni numrin 9-të,votoni ndryshimin” – tha Ilirjana Kucana.

Ndërsa Serjan Mazreku u shpreh se arsyeja se pse i është bashkuar ndryshimit, është sepse zona ku shërben si administrator nuk ka parë asnjë investim. Ai bëri thirrje se e vetmja shpresë e vendit është Lulzim Basha dhe ftoi socialistët që të votojnë ndryshimin më 25 prill. 

“Përshëndetje socialistë! Arsyeja pse unë jam sot me Lulzim Bashën përkrah tij është një dhe e vetme, ajo jeni të gjithë ju që sot jeni këtu. Jeni ju ata të cilët për 8 vite me radhë kemi mbështetur Partinë Socialiste. E kemi mbështetur për një arsye të vetme, për ta bërë atë zonë realisht ëndrrën tonë, Durrësin e ri, zonën e Kënetës, një zonë që kemi sakrifikuar të gjithë ne jetën tonë për ta kthyer nga kënetë në një zonë të banueshme.

Por ishte e kotë gjithë sakrificat tona, protestat tona që ndoshta disa prej protestave i kam organizuar vetë unë me ju në mënyrë që të merrnim disa investime se na kishin harruar, por duke u takuar me Zotin Basha biseda me të ishte mbështetje pafund për zonën e Kënetës, për njerëzit më të vuajtur sot në Shqipëri, që e kanë kthyer një kënetë të banueshme. Unë do t’ju bëj një thirrje të gjithë socialistëve në të gjithë Shqipërinë jo vetëm në Durrës, sepse takimet e shumta që ne kemi bërë në këto 15 ditë në Kënetë, në Shkozet, në Spitallë, përgjigja është po për t’ju bashkuar të gjithë Zotit Lulzim Basha, kryeministrit të ardhshëm të Shqipërisë. Faleminderit shumë dhe ja jap fjalën kryeministrit të ardhshëm të Shqipërisë” – tha Serian Mazreku.

Teksa i falënderoi për besimin që kanë dhënë Partinë Demokratike, Basha tha se Edi Rama dhe një grusht pushtetarësh e oligarkësh janë bërë bashkë për të zhvatur pasuritë e vendit, kanë vënë pasuri, janë bërë si sheikë në një Durrës që nuk ka ujë për fëmijët, nuk ka bukë për prindërit, nuk ka punë për të rinjtë, nuk ka subvencione për fermerët, nuk ka investime, nuk ka infrastrukturë. Kreu i opozitës gjithashtu tha se vota për numrin 9 nuk do të sjell vetëm ndryshimin për Shqipërinë, por do të bëj të mundur edhe çlirimin e Partisë Socialiste nga zinxhirët që e mbajnë peng të bandave, peng të krimit, peng të shitblerjes së votës.

“Faleminderit nga zemra! Faleminderit nga zemra! E hoqa xhaketën sepse keni krijuar një klimë jashtëzakonisht të ngrohtë dhe miqësore dhe po e rivësh në shenjë respekti tek ju drejtohem vëllezër dhe motra socialistë durrsakë. Jam i nderuar dhe i privilegjuar me këtë takim, me këtë pritje, me këtë besim që investoni tek ndryshimi, tek Partia Demokratike, tek numri 9. Kur prita Ardit Kërtushën dhe Serian Mazrekun në zyrën time para disa ditësh pata dy ndjesi që dua ti ndaj me ju sot sepse janë të ngjashme me ndjesitë që kam tek hyj në këtë sallë. E para kaq shumë e kanë gërmuar hendekun e përçarjes në këto 8 vite sa më shumë emocion  po prisja për të takuar këta 2 zotërinj sesa gjithë Ambasadorët dhe Ministrat e Jashtëm që kam pritur dhe e dyta, gëzim në shpirtin tim kur pashë dy të rinj të talentuar të mençur, patriot, që duan Shqipërinë, që e kanë të shtrenjtë Shqipërinë, që e kanë të shtrenjtë Durrësin, që e kanë të shtrenjtë familjen, që i kanë të shtrenjtë vlerat, vlerat që na bashkojnë si shqiptarë.

Sepse vëllezër e motra ne jemi një komb, ne jemi një familje, ne jemi një popull dhe njësoj si shumica dërrmuese e shqiptarëve edhe shumica dërrmuese e socialistëve kanë parë se si këto 8 vite një grusht njerëzish kanë përfituar nga pushteti. Janë pasuruar në mënyrë marramendëse. Edi Rama dhe një grusht pushtetarësh e oligarkësh janë bërë bashkë për të zhvatur pasuritë e vendit. Kanë vënë pasuri, janë bërë si sheikë në një Durrës që nuk ka ujë për fëmijët, nuk ka bukë për prindërit, nuk ka punë për të rinjtë, nuk ka subvencione për fermerët, nuk ka investime, nuk ka infrastrukturë. Por vetëm vjedhje dhe batërdisje, në një Durrës të lënë në mëshirë të fatit  ku pas tërmetit të zotit ra tërmeti i babëzisë, tërmeti i korrupsionit, që dhe familjet qytetare durrsake duan tua grabisin trojet për mafien e ndërtimit. E prandaj nga 40 pallate që duhet të ishin ndërtuar, mezi ka filluar puna për 2. Ndërkohë që mijëra të tjera e kaluan dimrin e dytë në çadra.

Për një arsye të vetme, babëzisë së një grushti njerëzish, sepse për ta Durrësi është i tyre, porti është i tyre, paratë e rindërtimit janë të tyre, taksat tuaja janë të tyre. Kështu e kanë menduar Durrësin, kështu e kanë trajtuar Durrësin, kështu e kanë trajtuar të gjithë Shqipërinë 8 vite me rrallë. A ka gjë më flagrante sesa ajo që doli para disa ditësh nga një gazetar investigativ që nuk njihet si simpatizant i Partisë Demokratike. Audio përgjimi i drejtorit të përgjithshëm të kadastrave. Tek rrëfen se ka dalë nga zyra e kryeministrit dhe kanë marrë një vendim, do bëjmë sikur do t’ju legalizojmë shtëpitë 110 mijë shqiptarëve, por nuk do të legalizohen. Pra do të shkojnë tek 110 mijë familje, tek 110 mijë prindër, baballarë, nëna. Tek 110 mijë shtëpi që janë gjaku dhe djersa e një jete të tërë e vënë me thonj e me mish tuaj, të bijve tuaj në emigracion.

Do ti gënjejnë, do ti gënjejnë, do ti thonë dua t’ju legalizojmë dhe pastaj do t’ju marrin votën, do tua prishin shtëpitë pa dëmshpërblim dhe do ti mashtrojnë. Kjo është e vërteta e Edi Ramës. 8 vite mashtrime, 8 vite gënjeshtra, 110 mijë shtëpi. Dhe këtu dua të ndalem një çast dhe ti kthehem të gjithë qytetarëve shqiptarë, edhe demokratëve. Tek po vija këtu më morri dikush më tha po vjen prapë Durrës? Po i thashë po vij. Po ti dje ishe, ne e mbyllëm. E mbyllëm i thashë unë, po sot më mirëpresin socialistët e Durrësit.

E dua t’iu them edhe skeptikëve në familjen time politike, shikojeni këtë sallë, këtu janë vëllezërit dhe motrat tona, ndoshta dhe kushërinjtë tuaj. Shikojeni, në ato 110 mijë shtëpi që duan ti prishin pas zgjedhjeve mos kujtoni se do ti ndajë në të majtë e në të djathtë, se babëzia e Edi Ramës dhe një grushti oligarkësh nuk i ka ndarë shqiptarët në të majtë e të djathtë. Sfidat kanë qenë të përbashkëta, dhimbjet kane qenë të përbashkëta, vuajtjet kanë qenë të përbashkëta, represioni, arroganca, shtypja, fyerja ka qenë e përbashkët. Madje iu them këta njerëz janë dyfish të poshtëruar, sepse siç e tha Arditi besuan, punuan për Partinë Socialiste dhe për Edi Ramën, votuan për ta sjellë në pushtet dhe shikoni se si janë sot, të lënë pas dore, të harruar, të braktisur, si gjithë Shqiptarët.

Nën zgjedhë, nën terror. Shikoni punonjës të administratës që punojnë e robtohen nga mëngjesi deri në darkë për 300, 400, 500 apo dhe 600, 700 mijë lekë dhe shohin shefat e tyre që vjedhin 400 mijë Euro me një dorë, shohin ministrat që vjedhin 4 milion me një dorë, shohin kryeministrin në krye të piramidës së vjedhjes. Si ndihen ata kur shkojnë në shtëpi  dhe numërojnë paratë pasi paguajnë njësoj si gjithë shqiptarët faturat e larta të energjisë, faturat e rritura të karburantit, faturat e rritura të ujit, taksat e rritura në bashkinë e Durrësit e në çdo bashki tjetër, e i numërojnë kacidhet e fundit për të ushqyer fëmijët e tyre dhe nga ana tjetër shohin ministrat që hanë biftekun e artë një mijë dollarë te Nusret-i me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Ajo që na bën bashkë sot ne nuk është Partia Demokratike, por është dëshira, është vendimi, është vullneti, është vetëdija se Shqipëria nuk ka rrugë tjetër përveç ndryshimit dhe ndryshim do të ketë ditën e diel duke u bërë bashkë të gjithë duke votuar numrin 9. Sepse vëllezër e motra ndryshe nga ç’kanë bërë e ç’po bëjnë edhe këto 3 ditë që na ndajnë nga zgjedhjet, ky nuk është Durrësi i Vangjush Dakos, Vangjushit të listës së zezë së departamentit të shtetit, ky nuk është Durrësi i bandave.

Ky është Durrësi juaj, është Durrësi i durrsakëve, është Durrësi i qytetarisë të djathë e të majtë, demokratë e socialistë dhe me 25 prill të dielën ju keni shansin, mundësin por dhe përgjegjësinë ta merrni prapë Durrësin tuaj në duart tuaja, ta merrni fatin tuaj në duart tuaja sepse duke votuar për numrin 9 ju do të bëni të mundur që ne ta çlirojmë Durrësin, ta çlirojmë nga keqqeverisja tetë vjeçare. Ta çlirojmë nga Dakot e bandat e tij. Ta çlirojmë nga taksat e larta. Ta çlirojmë nga mungesa e investimeve dhe sot kam një mesazh që i drejtohet drejtpërdrejt çdo punonjësi të administratës shtetërore. Nga pastrueset dhe sanitaret, tek policët e policisë së shtetit, ushtarakët, policia e burgjeve, të gjithë punonjësit e administratës, mësuesit, mjekët, nëpunësit, ju burrat dhe gratë e ndershme që zbatoni ligjin. Ju që i shërbeni qytetarëve ngrijeni kokën dhe mos kini asnjë frikë, ndryshim për ju nuk do të thotë largim nga puna por largim të atyre që u kanë përdorur si skllevër për të mbushur xhepat e tyre ndaj mos kini asnjë frikë, mos i dëgjoni tam tamet e histerisë së panikut. Të atij që e di më mirë se kushdo tjetër se me 25 prill i ka ardhur fundi, se koha e tij mbaron, se koha e premtimeve boshe mbaron, se koha e Edi Ramës mbaron.

Me 25 prill fillon koha për çdo shqiptare e çdo shqiptar, për demokratë e për socialistë dhe për Shqipërinë si gjithë Evropa. Vëllezër dhe motra ne kemi një plan, ne nuk kemi një tullumbace elektorale por një plan konkret i punuar me kujdes me vizion. Ne kemi parë dhe ndier dhimbjen e njerëzve në çdo fushë nga familjet me nevojë ekonomike dhe pensionistët, tek studentët dhe nevojat e tyre për tu edukuar, për të marrë një profesion dhe për tu punësuar. Nga nevoja e bizneset të vogël dhe të mesëm për të mbijetuar tek mundësit e biznesit dhe të sipërmarrjes të madhe që përmes konkurrencës dhe bashkëpunimit me investimet e huaja ta kthejnë Shqipërinë në një ekonomi të zhvilluar që hap vende të reja pune, që garanton paga të larta. Gjëra që po ndodhin në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, në Serbi, ne Mal të Zi, në fushën e turizmit, teknologjisë së informacionit sepse atje naftë nuk është e treta më e shtrenjtë në botë si në Shqipëri prek taksës Rama, sepse atje taksat e ulëta bëjnë të mundur që investimet vendas dhe të huaja të prodhojnë mirëqenie, sepse fermeri shqiptar është i vetmi fermer i kombit tonë që nuk merr subvencione ndonëse ky është shteti i parë dhe më i vjetër shqiptarë. I merr subvencionet fermeri i Kosovës, i merr megjithëse është 13 vite shtet dhe ka gjysmën e buxhetit të Shqipërisë dhe e ka kokën lart e xhepat plot dhe të ardhmen e sigurt për veten dhe fëmijët e vet.

Po kështu fermeri shqiptarë i Maqedonisë së Veriut merr subvencione operatori turistik, hoteleria, restorantet, kafenetë., shqiptarët e Ulqinit e të Tivarit por jo shqiptarët e Durrësit, as Lezhës e Velipojës, as Sarandës, as të Konispolit, as të Ksamilit, as të alpeve sepse këtu për 8 vite me radhë nuk kemi pasur një qeveri të njerëzve, nuk kemi pasur një qeveri që të mendoj për ju, as për demokratë, as për socialist por vetëm për veten e vet. Ndaj e diela që po vjen është shumë e rëndësishme. Kujtojeni premtimin e parë të kryetarit të Partisë Socialiste “Vitin e parë do hap negociatat”, kujtoni sa shishe shampanjë ka hapur ndërkohë që kushtet shtoheshin dhe u hapën dyert e emigracionit. Siç derdhet uji I shiut derdhen lotët e nënave për të rinjtë  që ka larguar nga shtëpia. Dhe më thonë janë demokratë, ju them janë demokratë dhe socialistë, janë bijë nënash që I ka larguar me papërgjegjshmërinë e tij kriminale.

Me dështimin për të hapur negociatat sepse kushte u shtuan, sepse shteti ra, sepse pushteti u personalizuar dhe u kriminalizuar sepse vjedh paratë e shqiptarëve, vjedh të dhënat personale të shqiptarëve, vjedh votën e shqiptarëve dhe kështu vjen prapë te ju, vjen prapë me projekte 3D nën sqetull dhe thesin e gënjeshtrave në shpin për të mashtruar Durrësin për herë të tret. Unë e kam dëgjuar fuqishëm përgjigjen e durrsakëve dit për dit, mbrëmë ushtoj nga sheshi, sot e shoh në sytë e socialistëve durrsakë. Nuk ka më asnjë minutë për Edi Ramën. Koha e tij ka mbaruar. Në 25 prill vijani vulën vëllezër e motra. Mirë se vij në koalicionin e ndryshimit, në bashkimin për ndryshim. Ju garantoj që unë do të jem kryeministri I të gjithë shqiptarëve dhe qeveria jonë do të bëjë realitet zotimet e këtij plani të studiuar në detaje I cili nuk do të sjellë mrekulli por do të sjell normalizim, do të sjellë mundësitë që të tjerët I kanë në rajon dhe ne nuk I kemi. Unë kam besim të jashtëzakonshëm tek ju, populli im, rinia jonë, kam besim të jashtëzakonshëm te Shqipëria.

Atë që bën Maqedonia e Veriut ne mund ta bëjmë shumë më mirë, me portin e Durrësit, me bregdetin tonë. Ne mund dhe do të realizojmë zhvillime infrastrukturore dhe ekonomike. Ne mund dhe do të realizojmë Investime të mëdha që do të hapin vende pune. Kujtojini dy të fundit që kanë hapur 40 mijë vende pune në zinxhirin ekonomik, gaz sjellësin TAP dhe kaskadën e Devollit. U kontraktua në kohën e qeverisjes tonë të fundit. 8 vite me radhë nuk ka sjellë një investim të huaj sepse tek investimet e huaja e ka më të vështirë të vjedhë, madje edhe ato që ishin i përzuri me dajak. Ai projekt që do të zhvillohej në Gjirin e Lalëzit, sot po zhvillohet në Malin e Zi. Një miliard Euro, dhjetëra, mijëra vende pune të humbura. Pse?! Që Edi Rama dhe banda e tij të vazhdojnë të grabisin e të zhvasin, e të pasuron në kurrizin e shqiptareve. E pra, vëllezër dhe motra, ky nuk është vendi i Edi Ramës, ky është vendi juaj, kjo është Shqipëria juaj. Ne jemi të gjithë bashkë! E kemi të gjithë të shtrenjtë Shqipërinë, e kemi të gjithë të shtrenjtë familjen, i kemi të gjithë së bashku demokratë e socialistë.

Të shtrenjtë fëmijët tanë, kemi të shtrenjtë të ardhmen e tyre, kjo na bën bashkë. Kjo dhe besimi se së bashku nuk ka forcë të na ndalë në fitoren më të thellë, në fitoren më të bukur, me pjesëmarrjen më të madhe siç do të jetë ajo e 25 prillit. Sepse me 25 prill do ndahen dy epoka, do mbyllet dera e tranzicionit, do të hapet dera e Europës me një brez të ri, të gatshëm, të sfiduar nga vite të gjata vuajtjesh e mashtrimesh. Me një brez të ri që ka aspiruar ta sjellë ndryshimin edhe përmes Partisë Socialiste por i është mohuar sepse siç më tha një tjetër ish-drejtues i lartë ish-socialist.

Më tha, Partia Socialiste është bërë për fat të keq si Kukësi i vjetër, është zhytur nën liqenin e Rilindjes. E pra, le ta thajmë moçalin e Rilindjes, le t’ia kthejmë dinjitetin edhe socialistëve shqiptarë duke votuar numrin 9. Bëjeni të mundur edhe çlirimin e Partisë Socialiste nga zinxhirët që e mbajnë peng të bandave, peng të krimit, peng të shitblerjes së votës. Edhe sot, e keni parë nga zhvillimet, e vetmja shpresë marifetet e vjetra. Nuk kanë për të funksionuar marifetet e vjetra. Koha e Edi Ramës ka mbaruar, ka ardhur koha e shqiptarëve, bëhemi bashkë, Bashkë për ndryshimin. Votoni numrin 9 dhe të fitojmë të gjithë së bashku. Të fitojë Durrësi, të fitojë Shqipëria. Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja. Zoti e bekoftë Durrësin dhe krejt Shqipërinë. Faleminderit!” – tha Basha.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco