Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Rama merr në mbrojtje trafikantët e Elbasanit dhe shitblerjen e votave në Dibër

Rama merr në mbrojtje trafikantët e Elbasanit dhe shitblerjen e votave në Dibër

19:15, 22/04/2021
A+ Aa A-

Edi Rama ka vendosur që të mbyllë fushatën e tij në Tiranë, duke ulur në karrige të gjithë administratën.

Që në nisje të fjalimit të tij, Ram ka vendosur që të marrë në mbrojtje trafikantët e Elbasanit dhe shitblerjet e votave në Dibër.

Që në nisje, ai tha se ndihej krenar për patronazhistët dhe patronazhistet e tij e PS-së.

‘Sot duhet ta filloj me patronazhistëtë dhe patronazhistete e PS. Me të gjitha vajzat e djemtë, gratë e burrat dhe ata që megjithëse kanë dalë në pension, nuk heqin dorë nga kjo punë fisnike brenda familjes sonë.

Dua t'ju them se unë kam qenë gjithnjë krenarë për ju, pro pas asaj që ndodhi dje në Elbasan, unë jam më shumë se kurrë krenarë për ju. Ata bëjnë çmos që t'ju lëndojnë, t'ju cenojnë, t'ju dekurajojnë, ata madje bëjnë çmos që t'ju poshtërojnë. Unë besoj që sot kush ende nuk e ka kuptuar diferencën e madhe mes jush dhe atyre, mes nesh dhe të atyre, duhet t'i vë gishtin fort kokës’, tha Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco