Francesco Becchetti thyen heshtjen pas 6 vjetësh.
Intervistë ekskluzive sonte në 20:00 në SYRI TV.
Becchetti do të jetë në një intervistë me moderatorin Juli Krisafi, e cila do të transmetohet sonte në ora 20:00 në SYRI TV.
Pronari i Agon Channel dhe biznesmeni i njohur italian Francesco Becchetti thyen heshtjen 6 vite pas mbylljes të televizionit dhe pak kohë pas vendimi të Gjykatës së Arbitrazhit në Uashington, që e dënoi Shqipërinë me një gjobë prej 110 milionë eurosh.
Pas kësaj, kryeministri Edi Rama e ka cilësuar biznesmenin italian si një marifetçi dhe ka thënë se ai nuk do të përfitojë kurrë ato para.
Sonte në orën 20:00 ekskluzivisht në SYRI TV ndiqni versionin për herë të parë të ngjarjeve të treguara nga biznesmeni italian Francesco Becchetti.
© SYRI.net
po sot e gjete te merni becchetin ne interviste...nje dite para heshtjes zgjedhore??? keshtu po influenconi rezultatin e zgjedhjeve...ju letem ta kreyni nga e hena ?