Përplasja/ Gazetarja: Në Elbasan janë fshirë kamerat që kanë filmuar ngjarjen

Përplasja/ Gazetarja: Në Elbasan janë fshirë kamerat që kanë filmuar ngjarjen

15:02, 22/04/2021
A+ Aa A-

Duke u justifikuar nën sekretin hetimor, kreu i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, sot nuk tregoi asgjë në lidhje me hetimin që ka zhvilluar policia për krimin në Elbasan.

Duke thënë se nuk kishin gjetur prova të blerjes së votave, Veliu tha se kishte arrestuar disa persona, pjesë e shtabit të PD, sepse kishin mbajtur peng një njeri.

Deri më tani nuk dihet se çfarë provash janë gjetur, por e sigurtë që pamjet filmike do të mungojnë.

Sipas gazetares Klodiana Lala e ftuar në emisionin ‘Pika mbi i’ në News24  dy biznese pranë vendngjarjes kanë hequr kamerat dhe i kanë zhdukur. Kjo Lalës i është konfirmuar nga burime zyrtare të policisë. Ajo thotë se dyshimet janë tek personat e përfshirë në këtë ngjarje që mund të kenë bërë këtë akt.

Më tej ajo thotë se viktima Pjerin Xhuvani ishte mbështetës i PS.

‘Mund të jem pak më praktike. Elbasani prej shumë vitesh kontrollohet nga banda. Ka pasur vrasje mafioze deri tek avokatët, janë ekzekutuar njerëz të botës së krimit, janë kryer atentate mafioze, janë fshirë kamera, janë fshehur prova.

Ajo çfarë ka, dy momente, ambasadorja amerikane ka shkuar në Elbasan, britanik, i BE. Prej sinjaleve. Policia e Shtetit ka bërë nj sy qorr e një vesh shurdh. Segmente të caktuara nga Policia i shërbejnë politikës, janë nën presionin e grupeve kriminale.

Dua ta ndalem pak tek Pjerin Xhuvani. Faktet janë të tilla, në këtë moment, punonjësit e Policisë, më është konfirmuar zyrtarisht, nga burimet që unë kam, në dy biznese, edhe kur kam insistuar për dorëzimin e Arbër Papleka, që është i konfirmuar përtej çdo dyshimi. S’mund të akuzoj Policinë, por mund t’i kenë hequr personat e përfshirë’, tha Klodiana Lala.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco