Ardi Veliu njoftoi grupet kriminale se mund të blejnë vota pasi PD nuk u bën gjë

Ardi Veliu njoftoi grupet kriminale se mund të blejnë vota pasi PD nuk u bën gjë

14:25, 22/04/2021
A+ Aa A-

24 orë pas ngjarjes që tronditi Shqipërinë, drejtori i Policisë së Shtetit, i njohur më shumë në publik si shoferi i një tjetër Klementi të krimit, doli për të ‘sqaruar’ ngjarjen e Elbasanit.

Me vështirësi, ai arriti të lexojë një deklaratë që ishte akoma më e çuditshme se deklarata paraprake që lëshuan një ditë më parë.

Nëse një ditë më parë nuk thuhej asgjë për Kelmend Xhaferrin, njeriun e Taulant Ballës në Elbasan dhe eksponent i krimit të organizuar, këtë herë thuhej se ishte shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë.

Asgjë tjetër nuk sqaroi Veliu për krimin e rëndë.

Nuk tha as kush kishte qëlluar i pari, as ku ishte pistoleta tjetër që nuk u gjet në vendin e ngjarjes, as për kërkimet që po bëhen për Kelmend Xhaferrin që thuhet se po kurohet në një klinikë private, as se çfarë kanë bërë policët e tij që ishin në vendin e ngjarjes, as për sehirin që bënë dy nëndrejtorët e policisë së Elbasanit, teksa Xhaferri qëllonte me armë, njësoj si atëherë që i merrte përpara me ‘Audi’.

Ajo që bëri Veliu është se deklaroi se shtabi i ngritur nga PD për të mbrojtur votën është i gjithi në qeli për një akuzë qesharake: kanë marrë peng një person që drejtonte një makinë luksoze pa targa në mes të qytetit. Opozita e ka denoncuar këtë person dhe policia duhej të hetonte për akuzat. Por në vend të kësaj, Veliu e shpalli menjëherë verdiktin për diçka: ai tha se në makinë nuk kishte asgjë për blerjen e votave.

Nuk tregoi as çfarë kishte në valixhen e zezë të stërmadhe, nuk tha se përse hetuesit dhe ekspertët tregonin karta identiteti në drejtim të njëri-tjetrit, këto të fiksuara nga kamerat, por kur bie fjala për të arritur në përfundimet që i interesojnë policisë, Veliu është i pari.

Njësoj si një ditë më parë kur policia e shpalli Arbër Paplekën autor të vrasjes, një rast i paprecedent ky, kur dihet se policia në çdo njoftim thotë ‘autor i dyshuar’.

Ardi Veliu, kjo mburojë e Edi Ramës, u tha të gjithë kriminelëve, që kanë marrë nën kontroll Elbasanin dhe shumë qytete të tjera të rëndësishme, se mund të blejnë vota lirshëm pasi tashmë PD nuk ka çfarë t’u bëjë.

Ky ishte mesazhi i koduar i njeriut që Edi Rama e ka mbrojtur qëllimisht me zjarr kur ka qenë në prag të largimit pas skandaleve të shumta. E donte pikërisht për një ditë si kjo, kur policia duhet të tregojë se është palë me krimin, me ata që duan të prekin vullnetin e shqiptarëve.

Pas kësaj deklarate të Veliut (dhe Ramës), krimi ka një garanci më shumë për të manipuluar vullnetin e shqiptarëve dhe mbajtur nën kontroll vendin. Kurse shqiptarët një arsye më shumë për të votuar kundër tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari22/04/2021 18:14

O KRIMBAT E MUTIT! O HALETE E KOMBIT SHQIPTAR! O MUTERIT E MUTIT! VOTAVE TE POPULLIT, SIKUR QIELLI DHE TOKA TE BASHKOHEN, T'U HANE MUTIN SATRAPI EDVIN RAMA, LALI PLEHU I DERRAVE, TAULANT BALLA YARIS BEGO, MUT STERKAJ, PITH AVION BALLUKU, KOQE GURU GJIKNURI, TRANGULL DELINA ÇUÇI, PJEPER MAMARAK KLOSI, GRAMOZ GJETHE FIKU RUÇ, E GJITHE BANDA E HAJDUTEVE TE RILINDJES, ARDI VELIU BALILI DHE BANDA KRIMINALE E POLICISE SE SHTETIT!!! SADO QE TE BLEJNE, PARATE E DROGES DHE KORRUPSIONIT DO T'U IKIN PER LESH ARAPI DHE BANDITET DO TE RREMBEJNE DHE DO TE MUNDEN TE MARRIN VETEM 34.6% TE VOTAVE TE BANDITEVE, QEVERITAREVE, PATRONAZHISTEVE, DEMBELEVE, HAJDUTEVE DHE LAKENJVE TE QEVERISE! ME TE GJITHA POSHTERSITE QE DO TE BEJNE VETEM KAQ DO TE RREMBEJNE! POPULLI QE I BESON OPOZITES DO TE FITOJE 65.4% OSE 92 MANDATE DEPUTETESH, DHE DO TE MARRSHOJE I SIGURTE DHE ME DINJITET DREJT BE! POPULLI SHQIPTAR NUK ESHTE NJE POPULL HAJDUT, KRIMINEL, I KORRUPTUAR, PA DINJITET DHE DEMBEL, ASHTU SIÇ MENDON SATRAPI FASHIST I SURRELIT! POPULLI SHQIPTAR ESHTE NJE POPULL EVROPIAN, LIRIDASHES, PUNETOR DHE ATDHETAR! POPULLI SHQIPTAR E DO SHQIPERINE SA ME SHPEJT NE BE! POPULLI SHQIPTAR BESON SE VETEM PD DHE OPOZITA E BASHKUAR DO TA REALIZOJE ANTARESIMIN E SHQIPERISE NE BE!

Shqiptari22/04/2021 15:13

VOTAVE TE POPULLIT T'U HANE MUTIN EDVIN RAMA, TAULANT BALLA, BANDA E RILINDJES, ARDI VELIU DHE BANDA KRIMINALE E POLICISE SE SHTETIT!!! BANDITET DO TE RREMBEJNE DHE DO TE MARRIN VETEM 34.6% TE VOTAVE TE BANDITEVE, QEVERITAREVE, PATRONAZHISTEVE, DEMBELEVE, HAJDUTEVE DHE LAKENJVE TE QEVERISE! ME TE GJITHA POSHTERSITE QE DO TE BEJNE VETEM KAQ DO TE RREMBEJNE! POPULLI QE I BESON OPOZITES DO TE FITOJE 65.4% OSE 92 MANDATE DEPUTETESH, DHE DO TE MARRSHOJE I SIGURTE DHE ME DINJITET DREJT BE! POPULLI SHQIPTAR NUK ESHTE NJE POPULL HAJDUT, KRIMINEL, I KORRUPTUAR, PA DINJITET DHE DEMBEL, ASHTU SIÇ MENDON SATRAPI FASHIST I SURRELIT! POPULLI SHQIPTAR ESHTE NJE POPULL EVROPIAN, LIRIDASHES, PUNETOR DHE ATDHETAR! POPULLI SHQIPTAR E DO SHQIPERINE SA ME SHPEJT NE BE! POPULLI SHQIPTAR BESON SE VETEM PD DHE OPOZITA E BASHKUAR DO TA REALIZOJE ANTARESIMIN E SHQIPERISE NE BE!

Shto koment

Denonco