OSBE në Shqipëri: Zgjedhjet nuk mund të njollosen me gjak dhe dhunë

OSBE në Shqipëri: Zgjedhjet nuk mund të njollosen me gjak dhe dhunë

13:30, 22/04/2021
A+ Aa A-

Prezenca e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, OSBE në Shqipëri, ka shprehur shqetësimin e madh për incidentin e rëndë me armë dje në Elbasan që përfundoi me humbjen e një jete.

Në një deklaratë të lëshuar sot, OSBE në Shqipëri ka theksuar se zgjedhjet nuk mund të njollosen me gjak dhe se presin që organet e mbrojtjes së ligjit në Shqipëri ta hetojnë plotësisht këtë krim të shëmtuar.   

OSBE deklaroi: “Prezenca e OSBE-së në Shqipëri vërejti me shqetësim incidentin e dhunshëm, që çoi në humbjen e jetës në Elbasan. Mendimet tona janë, së pari, për familjen e viktimës.  Ne besojmë, fuqimisht, që fushata zgjedhore dhe përgatitjet e zgjedhjeve janë një mundësi demokratike e jashtëzakonshme, e cila nuk mund të njolloset me gjak dhe dhunë. Presim që policia dhe institucionet gjyqësore të Shqipërisë ta hetojnë plotësisht dhe ta ndjekin penalisht këtë krim të shëmtuar.”

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco