Basha nga Vlora: Rama do prishë 110.000 shtëpi, mos u gënjeni

Basha nga Vlora: Rama do prishë 110.000 shtëpi, mos u gënjeni

12:35, 22/04/2021
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar fushatën përmbyllëse në qytetin e Vlorës.

Në fjalën e tij, Basha tha se njeriu që gënjeu dhe nuk bëri asgjë për 8 vite, tani po gënjen prapë për legalizimet, pasi ai ka ndërmend t’i prishë 110 mijë shtëpi.

Kreu i opozitës gjithashtu u shpreh se ditën e diel, vota masive për numrin 9 do të largojë Ramën bashkë me kriminelët dhe shitblerësit e votës, si dhe do të sjell një të ardhme më të sigurt dhe më të mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët. 

"Vëllezër dhe motra për 8 vite me radhë, njeriu që nuk bëri asgjë, që e zbrazi Vlorën nga rinia e saj, që i la pensionistët e Vlorës në baltë, që shkatërroi bujqësinë e Vlorës, njeriu i cili premtoi hënën dhe diellin por ktheu Vlorën dhe çifligun e klientëve, të oligarkëve dhe të miqve të tij në resortin personal të pushimeve të tij, po vjen  përsëri të trokasë me të njëjtat premtime të pambajtura, me të njëjtat dështime të 8 viteve më parë duke konsideruar Vlorën e tij dhe vlonjatët robërit e tij gabim historik sepse e di e gjithë Shqipëria, Vlora dhe vlonjatët i takojnë vetvetes, i takojnë Shqipërisë, i takojnë kombit dhe e kanë treguar në momentet më kritike se për atdhe, për demokraci, për liri nuk ka forcë që i ndal.

Ndaj, edhe 3 ditë na ndajnë nga dita e ndarjes me 8 vite dështime, papunësi, mjerim ekonomik, premtime të pambajtura, në një nga zonat më të pasura të Shqipërisë dhe të Mesdheut, në perlën dhe margaritarin e Jonit ku sot duhet të gëlonte sipërmarrja e lirë që mbyll qepenat nga taksat e larta, ku sot duhet të gëlonin prodhimet e mrekullueshme të fermerëve vlonjatë që kalben pa dalë në treg. Ku sot duhet të kishim një nga flotat më të fuqishme dhe tregjet më të mëdha të peshkut për Shqipërinë dhe Ballkanin, por në fakt por në fakt kemi vetëm ndryshkun 8 vjeçar të Edi Ramës.

E pra vëllezër e motra 8 vite dështime, 8 vite në shpin dhe në qaf të vlonjatëve dhe tani ka guximin të afrohet përsëri edhe të kërkoj edhe 4 vite të tjera për të vazhduar me premtimet e pambajtura, për të vazhduar me projektet 3D në sqetull dhe thesin e gënjeshtrave në shpin. 110 mijë shtëpi po bëhen gati t’i shkatërrojnë pas zgjedhjeve, e dëgjuat me veshët tuaj. Kërkon votën për t’i legalizuar por nuk ka ndër mend t’i legalizoj, por ka ndërmend t’i prishë siç prishi shtëpitë e Astirit mos t’i dëmshpërblej jetën, djersën, mundin e prindërve, e bijve vlonjat në emigracion.

Ky është Edi Rama i vërtet, premton për votën dhe të nesërmen jo që vetëm që nuk e zbaton premtimin por ia kthen shpinën ndërsa qytetarëve i tregon forcën, brutalitetin, arrogancën e një pushteti të pashpirt  për Vlorën, më të pashpirt për shqiptarët dhe Shqipërinë. Por siç e di mbarë Vlora, siç e di gjithë Shqipëria, orët e të keqes po mbarojnë. E diela do të jetë dita e fitores më të thellë dhe më të bukur," tha Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco