Lajmi i fundit

Ilir Meta sonte në ‘Çim Peka LIVE’ për të thënë të vërtetat e tij

Meta nga Vlora: Janë zhdukur pulat nga tregjet, i ka ‘kaparu’ Damiani për vota

Meta nga Vlora: Janë zhdukur pulat nga tregjet, i ka ‘kaparu’ Damiani për vota

17:54, 21/04/2021
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta nga Vlora akuzoi drejtuesin politik të qarkut të Vlorës për PS-në, Damian Gjiknurin se po ble vota, duke joshur me pula dhe zarfe qytetarët në këtë qark.

Gjatë një bashkëbisedimi me banorë të Orikumit për çështjen e prishjes së banesave të tyre, kreu i shtetit theksoi se banda e Astirit vijon shpërndarjen e pulave me furgon.

Mes të tjerash ai iu bëri thirrje qytetarëve që të marrin mbrapsht kartat e tyre të identitetit nga ata që ia kanë dhënë, ndërsa shtoi se ajo është shpata kundër padrejtësive.

‘S’mund të them asnjë koment për këtë çështje. Në Berat ka pasur dhe furgon me mallra. Ka dhe Damiani furgon me pula të kalbura në Novoselë, duhet t’i kishte kapur policia. Këta janë të frikësuar nga zgjedhjet e lira.

Na mjaftojnë vetëm sjelljet e tij, siç ishte dhe kjo e fundit për të përjashtuar kryetarin e bashkisë këtu dhe e përjashtoi nga fushata. Këtu çdo dy javë ndërrohen drejtoret e Kadastrave. Ftoj kandidatët e opozitës që të jenë të qetë nga gjithfarë provokimi. Të cilët në vend që të ndalojnë bandën e Astirit që ndan pula dhe zarfe, përpiqen që të frikësojnë aktivistët e opozitës, pasi të gjithë e dinë në Vlorë se kush ndan lekë.

Kush ndan pula. Shkoni në Novoselë dhe do i mësoni të gjitha. I bëj thirrje qytetarëve të Vlorës që të shkojnë t’i kërkojnë kartat e identitetit atyre që ia kanë marrë dhe të votojnë. Karta është shpata kundër padrejtësive, për gënjeshtrat, si ajo e Artan Lamës që e dëgjuat dje dhe që keni përjetuar vet në kurriz’, -tha Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco