Reagon ambasada e SHBA: Hetim të plotë të ngjarjes, refuzoni dhunën

Reagon ambasada e SHBA: Hetim të plotë të ngjarjes, refuzoni dhunën

17:33, 21/04/2021
A+ Aa A-

Ambasada amerikane në Tiranë reagoi pas incidentit në Elbasan, ku si pasojë humbi jetën një person.

“Kemi ndjekur raportimet për dhunën në Elbasan sot, e cila përfundoi në vdekjen e një personi dhe plagosjen e të tjerëve. Ne u bëjmë thirrje zyrtarëve të zbatimit të ligjit të hetojnë këtë incident sa më shpejt dhe në mënyrë të plotë, të identifikojnë autorët dhe t'i dënojnë me të gjithë forcën e ligjit.

Ata që përfshihen në dhunë të tillë duhet të ndëshkohen. Ambasadorja Kim i ka kërkuar Presidentit Meta, Kryeministrit Rama dhe Kryetarit të Partisë Demokratike Basha të ushtrojnë përmbajtje - dhe të udhëheqin në të njëjtën mënyrë - ndërsa çështja është duke u hetuar.

Veprimet tona duhet të bazohen në fakte, jo në frikë apo thashetheme.

Kur vetëm disa ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 25 prillit, ne përsërisim deklaratën tonë të 26 marsit duke bërë thirrje që udhëheqësit - ata që janë në pushtet dhe ata që kërkojnë pushtet - të refuzojnë qartazi dhunën.

Ambasada Amerikane do të vazhdojë të monitorojë situatën nga afër,” thuhet në reagim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Mirfa22/04/2021 07:02

Pyetje per fatkeqesisht titullaren e ambasades Cfare ju detyroi juve te vizitoni kaq shpesh Elbasanin? Ju qe dini sa luge kemi ne shtepi a e dini sa banda kriminale veprojne ne Elbasan?? Per llogari te kujt veprojne e me cilen parti jane te lidhura ?? Mire kryetari i bashkise po ky kryetari i grupit parlamentar nga fshatrat e librazhdit qe sundon qytetin a ka ndonje lidhje ?? Cfare e ka detyruar PD te marre efektive policie kur njeri prej tyre ka sherbyer edhe prane ambasades tuaj te mbroje zgjedhjet ???? Dhe me e rendesishmja A ju dhimset JUVE jeta e njeriut qofte ky edhe kriminel?? se po te shkonte ne burg ky XHUVANI sot do ishte gjalle SHQIPERIA nuk eshte as Kolumbi as Afganistan zonje

Shto koment

Denonco