FOTO/ Këlliçi denoncon funksionarin e njësisë bashkiake 6, që shpërndante para në Kombinat

FOTO/ Këlliçi denoncon funksionarin e njësisë bashkiake 6, që shpërndante para në Kombinat

16:50, 21/04/2021
A+ Aa A-

Një tjetër skandal për blerje vote denoncohet nga ana e Partisë Demokratike.

Kandidati në Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, denoncon një rast në Kombinat, ku nga një funksionar i njësisë bashkiake numër 6 shpërndante para në një lokal, në shkëmbim të votës.

Në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, Këlliçi shkruan: “Një denoncim qytetar i minutës së fundit, i ardhur përmes kontakteve që ju kemi vendosur në dispozicion.

Dje rreth orës 17:00, në bar ‘Candy’ përballë me Njësinë Bashkiake 6 - Kombinat, Armir Rizvani, funksionar në këtë njësi, dhe bashkëpunëtori i tij Qemal Hysa, kanë shpërndarë para në këmbim të votës.

Image

Cilido që guxon të blejë të drejtën sovrane të shqiptarëve për të zgjedhur ata vetë fatin e tyre, do përballet me ashpërsinë më të madhe të ligjit! Ju njohim rrënjë e dhëmballë”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco