VIDEO/ Ushqime për vota, nis hetimi ndaj zyrtares socialiste

VIDEO/ Ushqime për vota, nis hetimi ndaj zyrtares socialiste

09:30, 20/04/2021
A+ Aa A-

Joana Melëngu dhe shoferi i Bashkisë Berat, që ishin me furgonin e mbushur me ushqime nga rezerva e shtetit, do të hetohen nga prokuroria në gjendje të lirë. Mësohet se deri rreth orës 01.30 të mëngjesit ata kanë qenë në prokurori. Melëngu është anëtare e ZAZ-së dhe kryetare e rajonit Nr. 2 e PS-së në Berat.

Kujtojmë se furgoni me ndihma ushqimore u bllokua mbrëmjen e së hënës në Berat nga kandidati i PD-së Tomor Alizoti së bashku me një grup mbështetësish të djathtë.

Militantët e PD-së hapën furgonin dhe brenda kishte miell, sheqer, makarona dhe ushqime të tjera, që sipas tyre do të shpërndaheshin për vota.

Alizoti nuk i kurseu akuzat edhe për policinë e Beratit.

“Brenda ka karta ID dhe një mall nga rezervat e shtetit. Furgoni është kapur në orën 9 e ca duke shpërndarë ndihma. Policia nuk po sjell oficerin gjyqësor, që të bëjë kontrollin, do ta shoqërojë me shoferin që është brenda. Ata dyshohet se kanë karta ID, mund ti fshehin, shpërndajnë ndihma dhe na fshihen gjurmët. Policia ruan furgonin dhe mesazhet janë fshirë. Joana Melëngu anëtare e ZAZ, kryetare e rajonit nr. 2 e PS-së në mes të natës më një furgon me ndihma të rezervës së shtetit. Furgoni u mbush në magazinat e bashkisë. Pse duhet një anëtare e ZAZ-së që të shpërndajë ndihma? Përse? Policia nuk bën asnjë veprim. Askush nuk do të prekë votën e demokratëve shqiptarë. Dua që Shqipëria të ketë një ditë demokraci, se këtij populli po i del shpirti”, tha ai.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

lushingabarbullushi20/04/2021 09:45

Do haje ku popull per votime! Dhe nuk do ta dhejese deri ne votimet e tjera, se per ndryshe duan çdo dite votime. Populli don pune.

Shto koment

Denonco