Bllokimi i ndihmave ushqimore në Berat/ Reagon Meta: Hetim urgjent për këtë krim të rëndë zgjedhor

Bllokimi i ndihmave ushqimore në Berat/ Reagon Meta: Hetim urgjent për këtë krim të rëndë zgjedhor

23:26, 19/04/2021
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me bllokimin me ndihma ushqimore të bllokuar nga Partia Demokratike në qytetin e Beratit.

Furgoni është ndaluar nga përfaqësuesit e opozitës përpara magazinave të zyrave të arsimit të bashkisë Berat dhe është njoftuar policia.

Pas hapjes së derës së furgonit është parë se ai ishte i tejmbush me kuti ushqimore mbi të cilat shkruhej "Ndihma nga Rezervat e shtetit".

Meta përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se nuk duhet të tolerohet asnjë veprim që është në kundërshtim me votën e lirë.

“TURP! TURP! TURP!

Hetim urgjent, që tani, për këtë krim të rëndë zgjedhor!

U bëj thirrje SPAK, Prokurorisë, Policisë dhe të gjitha institucioneve ligjzbatuese të nisin pa vonesë hetimet dhe arrestimet!

Duhet të ishte Policia, që sot, të kapte në flagrancë autorët e këtij krimi zgjedhor! Nëse Policia do vazhdojë të flejë gjumë, të jetë e sigurt se populli i Beratit dhe i gjithë Shqipërisë do të jetë syçelët deri më 25 Prill në mbrojtje të demokracisë dhe të shtetit ligjor”, shkruan Presidenti Meta, duke postuar edhe një video.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco